Sherr mes adoleshentëve, dy të rinj të plagosur në Korçë

Një sherr mes të rinjsh në Korçë ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta duke u plagosur edhe dy prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barç-Korçë ku gjatë një konflikti mes disa të rinjsh janë plagosur dy të rinjtë me inicialet O.K 23 vjeç dhe S.Y 25 vjec, te dy banues ne fshatin Barç.
Sipas policisë autorët e ngjarjes janë shtetasit me inicialet E.N 25 vjec, A.N 22 vjec, G.K 22 vjec dhe J.K 22 vjec, të katër keta shtetas banues në fshatin Barç.
Sipas policisë të katër autorët, në gjendje të dehur, pas një debati të krijuar kanë goditur me mjete dhe sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të rinjtë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve të cilët janë persona me precedent penal dhe njëkohësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.