E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfitimi i pagesave edhe per kategorite ne nevoje

Ne baze te ligjit Nr. 7703 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar, jane ngritur dhe funksionojne 12 komisione te caktimit te paaftesise (KMCAP). Ministria e Punes argumenton se numri i perfituesve te pageses se paaftesise, eshte rritur ne menyre te ndjeshme per arsye te ndergjegjesimit te popullsise; grupit me te mire te personave sipas diagnozave te aftesise se kufizuar; keqadministrimit te vleresimit te aftesise se kufizuar. Nisur nga kjo, ne projektligj propozohet qe vleresimi i aftesise se kufizuar te mos jete vetem mjekesor, por te jete multidisiplinar dhe te kryhet nga strukturat e Ministrise se Punes. Sipas Ministrise se Punes, si rezultat i decentralizimit dhe transferimit te institucioneve rezidenciale te perkujdesit, ne vartesi te qeverisjes vendore eshte evidentuar nje fenomen i ri, qe lidhet me nevojen e ngritjes se sherbimeve rezidenciale per disa grupe specifike, si femijet e ngujuar nga gjakmarrja, trajtimi i personave me aftesi te kufizuara, etj., te cilat plotesojne nevojat ne nivel kombetar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›