Dita e autizmit promovohet libri udhezues
Në Tiranë në ditën ndërkombëtare të autizmit është promovuar libri “Autizmi në klasën tuaj”. Një udhëzues mjaft i rëndësishëm në trajtimin e fëmijëve autikë me mbështetjen e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” do të shërbejë tashmë si një rrugë ndihme për të udhëhequr këdo që ndeshet apo rrethohet nga fëmijë autikë.
“Libri lindi si nevojë për të pasur një mjedis më pak të kufizuar për këta fëmijë, numri i të cilëve është rritur shumë nga viti 1989 e këtej. Lindi si një nevojë e pregatitjes së mësuesve që nuk e njohin dhe nuk dinë ta menaxhojnë situatën kur në klasë një nxënës me çregullime të këtij spektri” tha zonja Liri Berisha, presidente e fondacionit fëmijët shqiptarë.
Ky udhëzues, i pari i këtij lloji në vendin tonë, është vlerësuar nga njerez të njohur të botës se medias dhe letrave të cilët e kanë prekur dhe përjetuar nga afër çrregullimin e autizmit.
“Nuk është e lehtë të gjesh ekuilibrin mes ëndrrës shpresëdhënëse për fëmijën dhe zhgënjimit dërrmues. Unë jam përpjekur ta gjej këtë ekuilibër duke thënë: nuk kam iluzione, por nuk dorëzohem” tha Artan Hoxha.
Kur dëgjova zonjën Berisha tek tha që po bën çka është e mundur që qeveria shqiptare, që shoqëria shqiptare, që çdo shqiptar, jo vetëm të jetë i sensibilizuar ndaj autizmit, por të shohim rreze shprese për fëmijët autikë” tha redaktori i librit, Edmond Tupe.
Në promovimin e udhëzuesit “Autizmi në klasën tuaj”, një botim i shkruar nga neuropsikologet me të njohura ne SHBA, Deborah Fein dhe Mishele Dun, kanë marre pjese intelektuale, perfaqesues te ministrise se Arsimit dhe Shendetsise si dhe personalitete qe japin ndihmese ne ndergjegjesimin mbi autizmin.
Në Tiranë ndërkohë, fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka organziur një fushate sensibilizuese duke shperndare materiale rreth ketij çrregullimi.
Edlira Sulejmani