Vrime ne tavanin e avionit. 180 pasagjere ne panik

Një avion me 181 pasagjerë në bord kryen ullje të detyruar për shkak të një vrime në pjesën e sipërme të aeroplanit. Fluturimi 182 i Southwest Airlines nga Phoenix në Sacramento u mbyll me sukses në një bazë ajrore në Arizona. Situata e krijuar ishte alarmante pasi gjatë udhëtimit papritur presioni në kabinë ra ndjeshëm duke i vendosur pilotët para një sfide për të kryer në kohë rekord uljen e emergjencës.
Pasagjerët dëgjuan një zhurmë të fortë para se të shihnin të çarën e qiellin e zbuluar mbi kokat e tyre. Sipas zëdhënësve të FBI-së ishte përjashtuar pista e terrorizmit ndërsa dyshohet se avioni pati probleme teknike. Hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen kanë filluar tashmë.