Lufta ne Bregun e Fildishte raportohen 800 te vrare

Vazhdojnë ende luftimet në Bregun e Fildishtë pasi besnikët e presidentit të zgjedhur Ouattara filluan një ofensivë kundër forcave të presidentit Gbagbo, që nuk do të pranojë humbjen e tij. Beteja vazhdon për marrjen e kontrollit të televizionit kombëtar i pushtuar fillimisht dhe më pas i humbur nga forcat e Outtaras ndërsa është kthyer tashmë sërish transmetimit të programave në favor të Gbagos.
Të parat kanë shënuar fitore të shumta në disa zona, por nuk kanë arritur të mposhtin Gabgon në qytetin kryesor të Abixhanit. Sipas Kryqit të Kuq ndërkombëtar vetëm gjatë luftimeve të së martës në përleshje janë vrarë të paktën 800 persona. Burime të Kryqit të Kuq flasin për lumenj gjaku e masakra të ethshme në luftën për pushtet e u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe trupave franceze të mbrojnë civilët.
Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Franca dhe Unioni Afrikan i kanë bërë thirrje Gagbos të japë dorëheqjen menjëherë, duke shprehur shqetësimet për sigurinë e qytetarëve në konfliktin paszgjedhor. Për t’i shpëtuar dhunës në Abdjan, rreth 500 të huaj kanë kërkuar strehë në kampin ushtarak francez të Port-Bouet.
Delina Bitraku