Zgjedhjet vendore në Britani, mundësi për rikthim të Milibandit

Fitorja është aq e thellë në zgjedhjet lokale ne Britani sa që laburistët e opozitës po flasin për rikthim te sigurt te Ed Milibandit ne postin e kryeministrit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Opozita ka fituar 700 vende këshilltarësh dhe ka fituar bashkitë e Bimingamit dhe Kardifit. Nisur nga rezultatet e deritanishme laburistët kanë fituar 39 për qind të votës në shkallë kombëtare, ndërsa konservatorët e kryeministrit Cameron me 31 për qind.
Pjesemarrja në këto zgjedhje ka qenë 32 për qind, më e ulëta që nga vitit 2000. Sondazhet parashikojne se ne Londer pritet te fitoje, kandidati i konservatoreve Boris Johnsen (në fotot) , ish-gazetari karizmatik, bjond dhe me flokë te pakrehura e me origjinë të largët turke.