Tiranë, sherr me thika mes të rinjve, 3 të plagosur
Si pasojë e një sherri mes të rinjsh që ka degraduar në përdorimin e thikave kanë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
TIRANE- Një ngjarje e rënde ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë, kur dy grupe të rinjsh janë grindur me njëri tjetrin dhe për pasojë tre prej tyre janë plagosur me thika duke pësuar dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.
Dy prej të rinjve, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur ndodhen në gjendje të rënde për jetën në Spitalin Ushtarak kurse një tjetër edhe ky i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në unazë, shumë pranë hyrjes në rrugën “Ali Demi”. Mbeten të paqarta motivet e sherrit.
(e.n/BalkanWeb)