E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen grabitësit e natës ne Tirane

Brenda 15 ditëve te fundit te muajit gusht policia dokumentoi me prova 6 vjedhje me dhune, ndërsa një pjese e qytetareve te dëmtuar edhe janë plagosur. Zonat e preferuara për te goditur ishin bulevardi ne te dyja anët e Lanes, pranë parlamentit, ura Vasil Shanto dhe pranë zonës te stacioni i trenit. Grabitësit u rrëmbenin nga duart kalimtareve sende personale si çanta apo telefona dhe me pas largoheshin me shpejtësi. Nëse ndonjë prej qytetareve reagonte, sulmohej dhunshëm nga grupi kriminal. Denoncimet e njëpasnjëshme, kane vene ne lëvizje policinë dhe përshkrimet e viktimave kane ndihmuar ne identifikimin e me pas zbulimin e bandës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›