E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e gjykimit

Universitetit të Prishtinës nuk i janë akredituar dy drejtime të reja, kurse atij të Prizrenit i janë refuzuar të shtata. Po ashtu, katër kolegje të reja private nuk morën akreditimin. Drejtimet e tjera në universitete e kolegje u akredituan disa për një vit, e disa për tri vite. Nga Lirita Halili më 07 korrik 2011 në ora 08:15

Jo të gjitha institucionet e arsimit privat në vend, të cilat këtë vit aplikuan për herë të parë për të fituar akreditimin, ia dolën mbanë. Nga pesë institucione të reja të arsimit të lartë privat, që aplikuan në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës, vetëm një ia doli t’i përmbushë kriteret - “Humanistika”. Ndërkaq institucioneve “Vizioni për Arsim”, “Instituti Global”, “28 Nëntori” dhe “Infermieria” iu mbetet të shpresojnë për vitin tjetër.

Sipas Ferdie Zhushit-Etemit, kryetare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në AAK, ka sqaruar se përgjigjet negative janë dhënë për arsye të ndryshme, si emërtim të gabueshëm të programeve apo mungesë stafi akademik. Ndërkaq, kolegjet e tjera janë riakredituar, me përjashtim të “Biomedicës”, së cilës i është marrë akreditimi për shkak të mospërmbushjes së kushteve të dhënë para një viti.

Por, nuk janë vetëm disa institucione private të arsimit të lartë që nuk i plotësuan kushtet për akreditim. Fat i njëjtë e ka përcjellë edhe Universitetin e Prizrenit (UPz). Përkundër problemeve të panumërta me të cilat ballafaqohet ky institucion, nuk ka hezituar të aplikojë edhe me 7 programe të reja, por të cilat nuk i janë akredituar.

Zhushi-Etemi tha se në aspektin institucional, UPz-ja riakreditohet për një periudhë njëvjeçare, me mundësi të vazhdimit edhe një vit. “Nëse agjencia brenda këtij viti e sheh që ky universitet ka progres, do ta zgjasë akreditimin edhe për një vit”, theksoi ajo.

Edhe Universitetit të Prishtinës nuk iu akredituan disa programe. “Janë dy drejtime, të cilat nuk janë akredituar, ai i Fakultetit Filozofik, programi master i Filozofisë, si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, programi Trafik dhe Transport”, tregoi Zhushi.

Universiteti i Prishtinës
1. Fakulteti Filologjik
Riakreditohen për 3 vite
Gjuhë dhe Letërsi gjermane
Gazetari
Gazetari dhe Kontakte me publikun- Master
Ri-akreditohen për 1 vit
Ballkanistika
Përkthim dhe Interpretim- Master
2. Fakulteti Filozofik
Riakreditimi për 3 vite
Psikologji
Etnologji dhe Antropologji kulturore
Nuk akreditohen
Filozofi- Master
3. Fakulteti i Mjekësisë
Riakreditohet për 1 vit me kushte
Farmaci
4. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Akreditohet për 1 vit
Infrastrukturë rrugore- Master
5. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës
Riakreditohen për 3 vite
Prodhimtari bimore
Ekonomi e Bujqësisë dhe Ushqimit
Pemëtari dhe Vreshtari
Akreditohet për 1 vit
Mbrojtja e Bimëve- Master
6. Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore
Akreditohen për 1 vit
Matematikë Financiare
Banka dhe sigurime
7. Fakulteti i Drejtësisë
Akreditohen për 1 vit- Master programe të reja
E drejta penale
E drejta financiare
E drejta kushtetuese administrative
Kontrata dhe e drejta komerciale
8. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Trafik dhe Transport në Bachelor akreditohet kurse në Master nuk akreditohet
9. Fakulteti i Shkencave Teknike Aplikative- Ferizaj
Ri-akreditohen për 3 vite
Teknika e Procesimit të Materialeve Artificiale
Dizajn dhe Teknologji e Drurit
Akreditohet për 1 vit
Menaxhment Industrial- program i ri

Universiteti i Prizrenit
Akreditohen për 1 vit
Menaxhment Internacional
Administrim Biznesi
Gjuhë gjermane
Dizajn Software
Teknologji Informative dhe Telekomunikim
Juridik
Nuk akreditohen- programet e reja
Ekonomiks
Infermieri
Arkitekturë
Planifikim Urban
Gjuhë angleze për Edukim
Inxhinjering industrial
Dizajn grafik

Kolegjet private

Në Kolegjin “Fama” janë riakredituar pesë programe në periudhën trivjeçare, në Kolegjin “AAB-Rinvest” gjashtë programe për tri vite, kurse programet Arte Aplikative, Arte Figurative e Arte Muzikore nuk janë akredituar. Kolegjit “Pjetër Budi” i janë riakredituar tri programe për tri vite, por nuk i është akredituar programi Sigurime në Master. Në Kolegjin “Iliria” janë akredituar pesë programe për një vit, një për dy vite dhe një për tre vite, ndërsa në kolegjin “UBT” janë riakredituar për tri vite tri programe. Ndërkaq, drejtimi i arkitekturës në këtë kolegj është akredituar për një vit, me mundësi pranimi të 60 studentëve të rinj. Në Kolegjin “Biznesi” janë riakredituar katër programe për tre vite, kurse në Kolegjin “Dardania” dy programe për tri vite dhe dy të tjera për një vit. E në Kolegjin “Victory” janë riakredituar një program për tri vite dhe dy të tjera për nga një vit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›