Dita e mjedisit, marshim në bulevardin e Vlorës

Në ditën botërore të mjedisit punonjës të drejtorisë së shëndetit publik, dretorisë rajonale të arsimit dhe organizata jofitimprurëse organizuan në bulevardin e Vlorës një marshim sensisbilizues në mbrojtje të mjedisit.
Ky parakalim kishte si qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të mbajnë pastër ambjentin ku ata jetojnë.
Me pankarta dhe fletëpalosje të shumta në duar pjesëmarrësit kanë dhënë mesazhe për mbrojtjen e mjedisit, si dhe pasojat e ndotjes.
Nga ana tjetër drejtori i zyrës rajonale të mjedisit në Vlorë, Geron Gumbardhi, thotë se ka përkrahur të gjitha institucionet që kanë organizuar këtë marshim në mbrojtje të mjedisit.
Vlora është cilësuar si zonat më të ndotura, sidomos gjatë sezonit turistik.