E Shtunë, 31 Tetor 2026

Landfill-i i Bushatit, Këshilltarët kundër privatizimit nga Bashkia Shkodër

Ceshtja e Landfill-it të Bushatit, ka mbledhur ne nje mbledhje jashte radhe keshilltaret e komunes se Bushatit. Drejtori i Landfillit Bushat, Zija Gerbeti, ka deklaruar se merita kryesore e ketij investimi eshte i komunitetit te Bushatit dhe qeverise Berisha.
 

Nisur edhe nga kerkesa e keshilltareve te Keshillit te Bashkise se Shkodres, per marrjen ne pronesi te Landfillit te Bushatit, pergjigjia ka ardhur nga perfaqesuesit e zgjedhur te komunes Bushat, te cilet kane kerkuar qe Bashkia e Shkodres, te mos kerkoje te pervetesoje, kete investim per te cilin nuk ka asnje merite.
 

Keshilltaret kane ngritur edhe ceshtjen e kanaleve vaditese, ne kete komune, ceshtje per te cilen bordi i kullimit, ende nuk ka zbatuar vendimin e Keshillit te Ministrave, per kalimin ne pronesi te kanaleve te para dhe te dyta, te komunes se Bushatit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›