E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH:Mësues vlerësoni përgjgjen llogjike

Ministria e Arsimit u kërkoi mësueve që do të korigjojnë testin e gjuhë- letërisë që të vlerësojnë argumentin llogjikë që ka dhënë maturanti duke mos ulur pikë nëse nuk i është përmbajtur skemës së pyetjes.

Gjithashtu Ministria qetëson maturantët se vlerësimi i testit do të jetë objektiv, ai do të korigjohet në mënyrë të pavarur nga 2 mësues dhe në rastin e kontestimeve do të këtë komsion vlerësues. 90 vlerësuesit e këtij testi kanë nisur trajnimet dhe zv Ministri i Arsimit Halit Shamata u kërkoi të jenë të kujdeshëm gjatë korigjimit.
 

Për të marrë sa më shpejt përgjigjen e testit, Ministria e Arsimit ka ngritur 6 qëndra vlerësimi. Provimi i parë i maturës shtetërore nuk ka kaluar pa debate sepse maturantët kanë shprehu shqetësimin e tyre se në tezë ishin përfshirë pyetje të cilat ishin jashtë programit. Ndërsa maturantët do ti nënshtrohen provimit të dytë të detyruar, atij të matematikës më datën 16 qershor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›