E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e pavarësisë së Kanadasë festohet edhe në Tiranë

Mirënjohje dhe falënderime i janë drejtuar shtetit të Kanadasë në ditën e pavarësisë së saj përmes aktit të ngritjes së flamurit kanadez në sheshin para hotel Tiranës.
Përfaqësues të komunitetit shqiptaro-kanadez si dhe diplomatë të ambasadës së Kanadasë në Tiranë si dhe një grup fëmijësh me banderola dhe tullumbacet kuq e bardhë të festimeve kanë shprehur ndjenjën e mirënjohjes dhe miqësisë shekullore ndërmjet dy vendeve sa të largëta po aq të afërta në bashkpunim.
Kastriot Frashëri drejtori i Institutit të çështjeve Kombëtare vlerëson disa pika të forta në urën e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe shteteve.

Njohja e Pavarsisë së Kosovës, Antarësimi i Shqipërisë në Nato, 20 milionë dollarë asistencë teknike si dhe mbështetja e plotë e integrimit të emigrantëve shqiptarë në profesionet e tyre reale në jetën e re përtej Oqeanit janë motivet që fortësojnë mirënjohjen dhe nderimin ndaj shtetit dy gjuhësh frëngjisht dhe anglisht folës të Kanadasë.
Kanadaja njihet si vendi që mirëpriti dhe investoi pas viteve 90-të elitën intelektuale të larguar nga Shqipëria sic ishte dhe regjisori i filmit Skëndërbeu, Viktor Stratobërdha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›