Tenori Hysen Koçia feston 70-vjetorin e lindjes
Tenori dhe artisti i popullit Hysen Koçia kremtoi 70- vjetorin e lindjes në shtëpinë e operas shqipe, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
I njohur në operat "Toka Jonë" , "Skënderbeu" apo Lulja e Kujtimit në vitet 60-70të dhe më tej në repertorin botëror si Kavaleria Rustikana, Trovatore, Traviata apo i Paljaçi, Hysen Koçia është salutuar me tinguj në pjano, vlerësime e mirënjohje si nga drejtori i Teatrit Maestro Zhani Ciko, bashkohësi prof.Robert Radoja, partnerja Mariana Leka tek Traviata ashtu edhe nga ish nxënësit e tij Ylber Gjini e Armaldo Kllogjri.
Gjatë karrierës artistike deri në vitin 2000 kur doli në pension, artisti shkodran Koçia realizoi në skenën e TOB me dhjetëra role dhe kryerole të literaturës operistike shqiptare dhe botërore si dhe qindra koncerte vokale, recital me këngë popullore të inkuadruara në turne koncertore të organizuara nga ky institucion, brenda dhe jashtë Shqipërisë në Itali, Kinë, Bullgari, Rumani, Austri, Kanada, USA, Greqi, Gjermani, apo Turqi. Hysen Koçia ka marrë pjesë aktive në pothuaj të gjitha aktivitetet kryesore, të jetës muzikore shqiptare, në koncertet e Majit, konkurset e këngëtarëve lirikë , festivalet e romancave, Festivalet e këngës në RTSH si dhe njihet ende si një ndër interpretët më dinjitozë të muzikës popullore e qytetare të tre krahinave të Shqipërisë.