E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akselerator linear per precizion trajtimi

Pajisja për tumoret

Qeveria shqiptare ka miratuar kredinë e butë të qeverisë austriake, në vlerën shtatë milionë e njëqind mijë euro, duke bërë të mundur zbatimin e fazës së dytë të projektit për përmirësimin e departamentit të neurokirurgjisë, qendër reference në rajon për pacientët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Mirela Cano, theksoi se ky financim i hap rrugën zbatimit të modernizimit të spitalit të neurokirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza”, me pajisje bashkëkohore. Cano bëri me dije se faza e dytë në të cilën do të bëhet pajisja me aparatura do të bëjë të mundur përmirësimin e aksesit në një shërbim spitalor për popullatën në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, që në total arrin në rreth 7 milionë banorë. Cano vuri në dukje se për herë të parë, pacientët do të përfitojnë nga trajtimi me pajisjen bashkëkohore akselerator linear, i cili bën të mundur trajtimin e sëmundjeve tumorale me precizion të lartë dhe me efekte anësore minimale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›