Wireless per Shtraus
Breaking Views
“Wireless for you” është një projekt që ofron falas shërbimin e internetit në Tiranë. Qëllimi i Bashkisë së Tiranës është që në disa nga sheshet, parqet dhe lulishtet e qytetit, të kryejnë edhe një funksion tjetër. Bashkia e kryeqytetit ka njoftuar se sheshi “Shtraus”, ose siç njihet ndryshe zona e Xhamllikut në kryeqytet, do të bëhet pjesë e kësaj nisme. Kjo zonë do të jetë ‘Wireles’, me qëllim përdorimin e internetit në oraret e pasdites. “Wireless for U” u dedikohet kryesisht atyre që janë dashamirës të natyrës, por që nuk duan të heqin dorë nga teknologjia. Nisma i bashkëngjitet qyteteve të cilat e aplikojnë këtë shërbim modern.