Aleanca Kuqezi: Merrni pjesë në regjistrim, por mos u përgjigjni për fenë dhe etninë
Pak orë para nisjes së procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, Aleanca Kuqezi ka përsëritur thirrjen për refuzim të pyetjeve për etninë dhe fenë.
Në një deklaratë bërë para Institutit të Statistikave, përfaqësues të kësaj organizate u shprehen se qytetarët duhet të regjistrohen, por qeveria nuk duhet të shpërfillë institucionet kushtetuese duke iu referuar vendimit të Gjykëstës Kushtetuese, e cila rrëzoi ndryshimet e bëra në ligjin për Gjendjen Civile.
Veprimi për grisjen e kësaj faqeje ku janë pyetjet për fenë dhe etninë nuk bie në kundërshtim me ligjin, kjo është në dëshirën tuaj, pasi edhe Gjykata Kushtetuese e tregoi këtë me vendimin për Ligjin e gjendjes Civile, tha një përfaqësues i AK-së.