Dita e të moshuarve, Berisha premton përkujdesje
Në prag të Ditës Botërore të të Moshuarve, kryeministri Sali Berisha gjatë një vizite tek Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë shprehu nderim për kontributin e tyre në ndërtimin e vendit.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se mosha e tretë është një detyrim për përkujdesje si për qeverinë ashtu dhe shoqërinë shqiptare. Ndër të tjera Berisha theksoi disa nga masat e qeverisë si rritja e pensioneve apo dhe fondi I ilaçeve.
“Do bëjmë gjithçka në mënyrë që ju në shtepitë e kujdesit të këni të gjitha kujdeset, ditën ta keni ditë të këndshme, javan e muajt të jenë sa më të shëndetshëm” tha Berisha, ndërsa theksoi se kujdesi ndaj moshës së tretë do të vijojë të rritet dhe se qeveria do të bëjë cmos që kushtet e tyre të përmirësohen.
Ndërkohë Ministria e Punës se Shqiperise organizoi të premten me rastin e afrimit të 1 tetorit, ditës ndërkombëtare të moshës së tretë, konferencën kombëtare "Të Moshuarit-Familja, Shoqëria dhe Institucionet e Kujdesit Social".
Të moshuarit në të gjithë globin do të festojnë sot Ditën Ndërkombëtare të saj.
1 Tetori, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite shtete të ndryshme do zbatojnë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë.