Retro/Press: A falimentoj Parlamentarisma?
Parlamentarisma, si përfaqësi popullore, nuk falimenton. Ajo eksiton si në regjimet liberale nën të cilën është Sovran, si në regjimet e korporativismës, ashtu dhe në të gjitha konstitucionet e ndryshme që popujt adaptojnë; por në forma të tjera të përshtatshme me momentin historik që rrojnë popujt.
Në regjimet liberal sovranitetin e ka populli, ay ka përfaqësin e tij parlamentin, që formohet me sisteme të ndryshme si mbas interesave të partive politike më të forta. Kur një parti politike ka një shumicë të fortë në parlament puna vete mirë dhe parlamenti mbush misionin e tij.
Belaja është kur partitë nuk kanë një shumicë të fortë e forcat e tyre gati barazohen. Atëhere partitë nisin nga ujdit e sipërfaqja dhe puna vështirësohet, pasionet politike përpiqen, parlamenti nuk e mbush dot misionin e tij. Kjo ngjet jo nga shkaku i parlamentarismës në vet vete, por për shkak të sistemeve që zbatohen për formimin e parlamentit, sisteme që nuk i përgjigjen më zhvillimit të interesave politike, ekonomike e tjera të klasave të ndryshme të popullit, duke shkaktuar, luftrat midis klaseve që në disa Shtete ngjallin anarshinë.
Për ti dhënë funt havasit politik, ekonomik dhe shoqëror, që krijohet nga një gjendje e atillë, duall disa diktatorë. Ata udhëtojnë drejt triumfeve klase dhe popuj, hodhë në shesh idera e parime të rea: jo më popull Sovran, po shtet Sovran; jo individ po grup, sindikat, pa e përjashtuar krejt aktivitetin individual; e tjera.
Këta diktatorë të rinj nuk i lanë, idet e rea të tyre, të lidhura me personin fizik të vet, se si njerës do të mbarojnë një ditë, edhe me ta bashkë edhe idet e tyre do të mbaronin.
Prandaj për të bërë që Shtetet e tyre të qeverisen si mbas ideve të tyre për kohëra të gjata, po përpiqen që ideve t’u japin një formë konkrete dyke krijuar një system administrimi.
Kështu që janë dy faza, në transformasionet e institutive shoqënore politike, ekonomike e të tjera. Faza e parë e organizimit e rendimit, dhe faza e dyt është ajo e administrimit të fjesht. Deri sa një popull është në fazën e parë të organizimit, diktatura e domosdoshme për të marrë formë idet e diktaturës e të krijohet sistemi i ri. Por kur nis faza dy, dmth administrimi i shtetit të ri diktatura e humbet arësyen e qënjes së saj dhe nuk shërben më. Diktaturat nuk munt të përsëriten nga një njeri në tjetri, por idet diktatoriale munt të transmetohen në sistemin e ri të krijuar për administrimin e thjesht, e atëherë ato ide nuk janë më diktatoriale. Të gjitha diktaturat e rea akoma në fazën e organizimit, prandaj qëndrojnë si të tilla.
Kur nis faza e administrimit, interesat e popullit shqiptar formuar në grupe ose në klase përpiqen, kanë nevojë të harmonizohen. Ky harmonizim dot bëhet me anën e përfaqësuesve. Ja prap përfaqësia popullore, po këtë herë në të tjera forma, me të tjera kompetencëra, me tjetër emër.
Çdo ndryshim që bën një popull në jetën e tij dhe sikur të këmbejë krejt tiparet e shoqërisë, shoqërija e krijuar do të ketë përfaqësin e saj dhe kur sovraniteti nga populli shkon ne Shteti.
FARIS