Retro/Histori: 30 shtator 1938 Pakti i Munihut
Pakti i Munihut ishte një marrëveshje që i lejonte Gjermanisë naziste aneksimin e rajonit Sudetenland në Çekosllovaki. Sudetenlandi përbëhej nga në zonë përgjatë kufijve çekë të banuar kryesisht me gjermanë etnikë. Pakti u negociua në një konferencë të mbajtur në Gjermani ndërmjet fuqive të mëdha europiane pa praninë e Çekosllovakisë. Sot mbahet si një akt i dështuar i kënaqjes së dëshirave të Gjermanisë naziste. Pakti u firmos në orët e para të mëngjesit të 30 shtatorit 1938, megjithëse mban datën 29 shtator. Qëllimi i konferencës ishte diskutimi i së ardhmes së Sudetenlandit pas kërkesave territoriale të bëra nga Adolf Hitleri. Pakti u firmos nga Gjermania naziste, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Rajoni i Sudetenlandit ishte i një rëndësi të pakrahasueshme strategjike për Çekosllovakinë, pasi shumica e mekanizmave mbrojtës kufitarë, por edhe shumë prej bankave të saj, ishin përqendruar pikërisht në këtë zonë.