E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e të zhdukurvenë Kosovë, misterfati i 1800 personave

PRISHTINË- Shënohet sot në Kosovë, dita kombëtare e personave të zhdukur, ndërsa 12 vjet pas luftës, nuk dihet ende fati i 1800 personave. Haki Kasumi, drejtues i Këshillit të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se ende mungon serioziteti i institucioneve për të përëballuar drejt këtë problem.

Ndërsa Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur thotë se ka dyshime se ka ende varreza masive në Serbi ndaj Beogradi duhet të tregojë se ku gjenden këto varreza. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë një takimi që zhvilloi dje me Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur dhe të anëtarëve të familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre, premtoi se do t’i marrë të gjitha masat që të zbardhet fati i të pagjeturve.

Dita Kombëtare e të Pagjeturve në Kosovë shënohet me një varg aktivitetesh të përqendruara në kryeqytetin kosovar. Shënimi i kësaj dite, më 27 prill bëhet pasi në këtë datë, në vitin 1999, eshte kryer dhe një prej masakrave më të mëdha ndaj shqiptarëve ku 377 civilë shqiptarë të moshave nga 15 deri në 75 vjeç u vranë dhe u zhdukën në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës nga forcat serbe.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›