Pacolli kërkonpostin e shefit të diplomacisë
PRISHTINË– Negociatat ndërmjet PDK-së e AKR-së për ridizanjimin e koalicionit qeverisës kanë prekur Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mediat kosovare bëjnë me dije se përfaqësues të lartë të të dyjave partive politike kanë negociuar për pjesën që do ti takojë AKR-së në qeveri, pas heqjes dorë të Behgjet Pacollit nga posti i presidentit. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje përmendet posti i drejtuesit të diplomacisë.
Një propozimin i tillë vjen si rezultat i faktit se kreu i AKR-së ka kërkuar fushëveprim të madh në politikën e jashtme si zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë. Mësohet se përcaktimi i pikave të marrveshjes së koalicionit nuk ka marrë akoma formën e saj finale.
Përfaqësues të të dyja subjekteve kanë bërë publike vetëm se janë takuar, ndërkohë që nuk kanë njoftuar rezultatin e takimit.
(e.m/koha/BalkanWeb)