E Diel, 1 Nëntor 2026

Te gjitha historite me arinj me duken njelloj megjithate do ta tregoj.

Disa te njohur te mi shoke pune djegin gelqere ne Selishte. Nje dite shkova kot per ti takuar.

Selishta eshte nje fshat i vogel malor qe puth rete. Ndodhet me prane majave te maleve sesa lugines ku poshte xixellon nje perrua i harbuar. Pyjet e ahut dhe te pishes cfare bukurie e shtrengojne fshatin ne mes te tyre si nje trofe te vyer te natyres se virgjer. Pershtypjet jane pa fund. Mbi pyje lartesohen gjithe vrull maja te ashpra te cilave u trembet edhe blerimi. Aty ka edhe lugina edhe livadhe edhe shkembinj te medhenj si te leshuar nga lartesite e maleve. Edhe ne vapen me te padurueshme aty gjen fresk dhe mendon si nje femije per vesen mengjesore. Nese do te perfytyroje shpirtin e natyres ai do te ishte aty. Me sa duket te paret e zgjodhen kete vend te larget dhe te vecuar per tu bashkuar me nje cudi.

Fshati eshte disi i pjerret. Ne pjesen e siperme hapet nje livadh fare i vogel qe shtrengohet ne nje gryke. Se si e ndien veten ne barin e tij te njome Anes se livadhit rrjedh nje perrua i paket por shume i hedhur qe me tej po se ku leshohet pa zhurme ne zbrazesi.

Ne mes te livadhit kishin ndertuar dy gropa per gelqere. Ngjanin si pucrra ne fytyren e me se bukures. Pse e kishin prishur ashtu Pertej gropave ishte nje barake e vogel me derrasa te palyera dhe e mbuluar me leter katrama qe ngjante si strehe rojtari.

Takova te njohurit e mi. Ishin disa. Te gjithe te gjate dhe te shendetshem si banoret e maleve. Emrat e tyre ishin mbeturine e koherave te hershme te Turqise Arif Lazim Latif Destan aq te perdorur ne thellesite e Dibres.

-Hajde te hyjme brenda - me thane.

Baraka kishte brenda ca krevate te vjeter nje tryeze dhe dy stola te gjate. Biseda ishte e zakonshme ajo mbaroi shpejt dhe ata me perjashtim te Arifit qe se me cfare po merrej u kthyen ne pune. Une shikoja nga dritarja e vogel rrjedhen e perroit dhe degjoja me qejf ne qetesi gurgullimen e shuar te ujit qe perkedhelte me njemije dredha guret e lemuar.

-Nga vjen ky - e pyeta Arifin.

-Ja qe atje tek ato kacubet ku eshte burimi i arushes.

Ne Diber edhe ariut i thone arushe.

-Po pse ky emer

-Se pinte uje nje arushe - tha dhe me tregoi.

-Aty nga mesi i pranveres erdhem ketu per te djegur gelqere. Guri eshte prane kurse drute i sjellin nga ai mali atje tej qe duket si nape.

Ne fillim hapem gropat balte dhe gure sa te duash lodheshim shume. Nje mbasdite kur mbaruam punen u shtrime ne kasolle. Nga te carat e derrasave qe filluan te erresoheshin kuptuam afrimin e muzgut. Dhe a e di Malet sikur e mbajne ne gjirin e tyre erresiren me te ikur dielli dhe nga gropat e thella luginat dhe faqet e pjerreta fillon e del ngadale si fjolle erresira akoma gri dhe te mugetit vesh siperfaqet qe largohen. Pikerisht ne nje kohe te tille degjova jashte kasolles disa zhurma te fshehta si erresira dhe kercitjen e degeve te thata qe thyheshin.

-Degjoni gje - pyeta shoket dhe vura syrin ne nje te care asgje aty prane. Pashe me larg dhe mu tek burimi njezet hapa qe ketej dallova nje alamet arushe qe pinte uje si me ngut. Ska se cfare te na beje jemi brenda mendova por prape se prape mora ne dore nje qysqi qe ishte aty prane sepse ne caste te tilla edhe kur eshte i sigurt njeriu e sheh rrezikun te veshur me mjegull mu perpara syve te tij.

-Arusha tek burimi - u thashe pastaj shokeve.

Ata u afruan ne te carat e derrasave. Arusha vazhdonte te pinte uje. Here-here ajo hidhte veshtrimin nga kasollja jone si duket i vinte cudi sepse nuk e kishte pare here tjeter kete ndertese dhe i ruhej si me frike ndryshimit te ndodhur menjehere prane burimit te saj.

Mbas pak kur iku folem mjaft per te thame se arusha nuk te nget vete por megjithate vendosem te ishim te kujdesshem.

Te nesermen ne po ate ore arusha erdhi perseri. Kesaj radhe hungerinte me ze te cuditshem ose keshtu me dukej mua ngaqe nuk isha mesuar me te. Ne e shikonim nga te carat e derrasave se si levizte dhe se si pinte uje. Kur e shoi etjen iu afrua kasolles tone kaq ngadale sa te thoshe se po shetiste per qejf ne pyllin ku jetonte prej kushedi se sa kohesh.

-Mos ta shqyeje deren - tha njeri nga shoket.

-Jo - i thashe por edhe vete dyshoja. Se cfare nuk mendon njeriu ne te tilla caste Ajo ndiente eren e mishit e ku ishte gje per te nje kasolle e aq me teper nje dere me derrasa Po shiko se mos kishte aq mend arusha sa te gjente deren por nga tronditja. Nejse Mora nje qysqi dhe e mbajta gati ne duar. Ne qofte se arusha do te na sulmontehellip Por ajo kaloi aty prane dhe iku pa na ngacmuar.

Vizitat e saj u bene aq te shpeshta saqe ne u mesuam me to por ne te njejten kohe na lindi nje frike e madhe. Nuk guxonim te dilnim naten jashte pa qene tre apo kater vete te armatosur me qysqi pyka ose dru me zjarr. Gjithnje e me teper arusha i afrohej kasolles sone mbeshteste putrat pas derrasave qe kercisnin nga pesha e saj dhe merrte ere me zhurme neper te carat gjithnje e me teper ne rritnim kujdesin e ruajtjes se vetvetes forconim banesen tone dhe mbylleshim te sigurt ne te.

Disa dite me vone Destani solli nje pushke. Keshtu u qetesuam mire.

Nje te shtune mu desh te shkoja menjehere ne qytet per nje rast familjar. U nisa naten. Vetem hena me driten e saj tregonte se perreth rruges ku ecja une kishte nje jete te pergjumur qe dremiste ne erresire pa piken e merakut. Mendja me shkonte tek arusha nuk kisha asgje per tu mbrojtur. Po te dilte ajohellip

Dhe me doli. Degjova

-Krrak Krrak Krrak

Ndalova i trembur. Pashe andej nga vinin te kerciturat arusha e burimit e njoha nga forma qendronte perpara meje as pesedhjete metra larg.

-Po pse mor Arif - e pyeta une - a nuk jane te gjithe arinjte njesoj

-Jo jo e njoha e njoha.

Pastaj vazhdoi

Mu duk sikur dikush me perplasi ne koke nje vare te padukshme. Ndjeva trute te me perziheshin.

Mbarova me shkoi neper mend dhe u keputa perdhe fare i mpire.

Arusha po me afrohej e pashe e pashe fare prane se ka raste kur njeriu trulloset por prape se prape merr dicka nga jashte si turbullire dhe nuk beja dot asgje per tu mbrojtur. Syte mu mbyllen fryma mu pre. Kushedi nuk me shikon ja se cfare nxori truri ne ate gjendje Po ajo me pa. Erdhi tek une filloi te me merrte ere ne fytyre me vinte lehte putren ne faqe dhe me frynte duke kruar gurmazin. Kushedi se sa i ftohte kam qene atehere

Mbas pak arusha iku por une nuk luajta vendit per nje kohe te gjate.

Cfare ishte kjo mrekulli E kam pyetur shume here veten pa gjetur nje pergjigje gjuetaresh. Ndoshta ishte mesuar me eren time dhe nuk me preku. Kur ia tregova kete nje gjuetari ai me tregoi shume ngjarje te tilla. Pra kisha shpetuar se ndoshta mund te ishte e uritur e ku ta dish se cfare mund te kishte ndodhur Por ama ky ishte i vetmi rast kur frika me ka ndihmuar.

Dy-tri dite mbeta i verdhe e nuk po e merrja dot veten me kapte gjithmone nje frike e cuditshme kur degjoja zhurma te pakuptueshme perreth meje zemra me rrihte fort dhe mendja me shkonte tek bisha e njohur.

-Do ta vras arushen - u thashe nje dite shokeve por ama une nuk kisha gjuajtur asnjehere.

-Te ndihmoj edhe une - me tha Latifi.

Disa dite me radhe e vezhgova me kujdes arushen. Me teper u kujdesa te mesoja rrugen qe bente ajo kur vinte tek burimi. Desha ti zija nje prite te sigurt per ta lene ne vend me nje te shtene. Gjurmet e saj me cuan nga shkembi me bredha dhe humben pak me larg ja tek ajo maja atje qe duket midis asaj qafe.

Priten e zura bashke me Latifin pak mbasi lame punen. Rrinim te fshehur pas nje guri te madh une perpara me cifte degjon me cifte kurse ai mbrapa. Desha ta vrisja vete prandaj qendroja gati me armen e ngrehur dhe te drejtuar nga gryka plot shkurre nga ku prisja te vinte arusha. Nuk shkoi shume dhe ajo u duk si nje vegim qe lekundej. Mora shenje ne ballin e saj. A e beson se me erdhi keq Do ta vrisja kur po shkonte per te pire uje Zbraza mbushjen. Arusha uleriu llahtarshem dhe u sul drejt nesh. Mbeta fare i hutuar nuk e prisja kete force kundershtimi. Degjova nje plasje prane veshit dhe arusha leshoi nje thirrje te tmerrshme. Arifi e qelloi perseri por ajo vazhdonte te vinte drejt nesh e vendosur per te na shqyer si mos me keq sepse e kishim sulmuar. Dhe thone se arusha shkon mbas krismes se armes.

Keshtu e tregojne te gjithe mendova une.

Arifi vazhdoi

-E mora perseri ne shenje. Latifi qelloi para meje. Arusha nuk e ndaloi ecjen e saj dhe duke u lekundur beri disa hapa u ngrit ne kembe aty dhjete hapa para nesh dhe uleriu. Ia zbraza sacmat ne gojen e hapur. Ulerima iu shua se bashku me egersine dhe arusha ra perdhe. U perpelit nja dy here dhe mbaroi. Latifi e qelloi edhe nje here tjeter. Pastaj iu afruam. Ajo alamet arushe rrinte si e squllet me sy te hapur dhe e palevizur.

Dua te them se goditja ime ishte e fundit por jo vendimtare po te mos kishte qene Latifi arusha do te vazhdonte te vinte perseri tek burimi duke qene e sigurt se njerezit nuk ia trembnin syrin.

Keshtu keshtuhellip Po sa e madhe qe ishte mezi e luajtem vendithellip

-Dhe qe ateherehellip

-Jo nuk na viziton asnje arushe - tha Arifi dhe si heshti pak vazhdoi. - Po kjo pati ca telashe mbrapa. Me kishte dale nami se une vrisja arusha. Se ku kishte dale nje arushe dhe nxenesit e shkolles trembeshin rruges. Me therriten ne Komitetin Ekzekutiv dhe me thane qe ta vrisja se une kisha eksperience. Bu-bu Cfare eksperience

-Kete po e kam te re nuk e kam degjuar ndonjehere - thashe une.

Dolem nga baraka dhe u ngjitem deri tek burimi. Nje ulluk i vogel sillte nga disa gure te bardhe dhe te lemuar nje uje te paster e te ftohte qe te kenaqte.

Ah Nuk shqitesha dot nga ajo bukuri Me dukej vetja si romantik Kete bukuri shpirti e do ne te gjitha format. Perreth majat e mprehta te maleve ngriheshin me vrull drejt qiellit dhe turbulloheshin si ne nje dremitjehellip Hapesire dhe hapesire Sepse me kujtohej nje tingull i bute i zgajtur qe humbiste i perthithur ne faqet e bleruara te malevehellip Ketu ishte kaq fresk dhe kaq qetesi sa pa to nuk do te mund ta shijoja dot kurre bukurine e ketij vendi te larget malor te gjalle midis ashpersisehellipDhe atehere pyeta veten A mund te kete vrasje ne nje parajse te tille

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›