Dita kundër sëmundjeve të zemrës, aktivitete sensibilizuese
Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër sëmundjeve të zemrës, mjekët kardiologë apelojnë që të shmanget rreziku i vdekjeve të parakohshme, duke hequr dorë nga duhani, alkooli dhe mbipesha. Sëmundjet e zemrës shkaktojne 52 % të vdekjeve.
TIRANE- Sëmundjet e zemrës zënë 52% të vdekjeve në vendin tonë. Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër sëmundjeve të zemrës, Shoqata shqiptare e kardiologjisë, nën sloganin “Punoni me zemrën” ka organizuar një aktivitet sensibilizues. Mjekët kardiologë e cilësojnë mjaft problematike situatën në vendin tonë. Duke bërë thirrje për ndryshime të vogla në stilin e jetës, kardiologët shpjegojnë se kjo përbën një ndryshim të madh në favor të shëndetit. Ata e vënë theksin sidomos në shmangien e duhanit, alkoolit dhe mbipeshës.
Gjatë ditës ndërkombëtare kundër sëmundjeve të zemrës, në parkun Rinia një qendër e lëvizshme ka funksionuar në shërbim të qytetarëve për të bërë eko dhe matje të tensionit.
(e.n/BalkanWeb)