E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti me OSSH, rrugët e Korcës prej 3 ditësh pa ndricim

Rrugët e qytetit të Korcës vazhdojnë të mbeten pa drita për shkak të një konfikti mes Bashkisë dhe OSSH. Bashkia nuk pranon të paguajë faturat afrofe, ndërsa OSSH-ja vendos të heqë energjinë për ndricimin e qytetit. 

KORCE- Rrugët e qytetit të Korcës nuk ndriçohen prej 3 ditësh. Një konflikt i nisur prej disa kohësh mes Bashkisë së qytetit dhe OSSH-së është bërë shkak i një errësire të plotë në këtë qytet. Bashkia nuk paguan faturat afrofe të energjisë elektrike me pretendimin se shpenzimet për ndriçimin e rrugëve të qytetit janë më të vogla nga cfarë kërkon OSSH. Ndërsa kjo e fundit ka shkëputur furnizimin me energji duke errësuar totalisht qytetin.
Nga ana e saj Bashkia vendos ta dërgojë cështjen në gjykatë. Pala e tretë në këtë cështje, qytetarët që janë taksapagues të rregullt të dy institucioneve do të duhet të lëvizin nëpër errësirë derisa Bashkia dhe OSSH të vendosin për të zgjidhur cështjen në favor të qytetit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›