E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 3355 litra vaj makinash kontrabandë

Sasia e vajit u zbulua gjatë një aksioni të strukturave të antikontrabandës, në një magazinë në lagjen "Pavarësia", në qytetin e Vlorës. Pronari i magazinës nuk dispononte asnjë dokumentacion shoqërues 

VLORE -Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot, në mëngjes, një sasi prej 3355 litra vaj makinash pa dokumentacion shoqërues, ndërkohë që, arrestoi pronarin e një magazine.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Saimir Koçiaj, tha se, sasia e vajit u zbulua gjatë një aksioni të strukturave të antikontrabandës, në një magazinë në lagjen "Pavarësia", në qytetin e Vlorës, me pronar shtetasin 45 vjeçar, Bush Xhovara.
Sipas Koçiajt, pronari i magazinës nuk dispononte asnjë dokumentacion shoqërues, që të vërtetonte origjinën e vajit. Në këto kushte, ai u arrestua në kushtet e flagrancës, me akuzën e ruajtjes dhe magazinimit të mallrave kontrabandë. Aktualisht, policia po punon për të zbuluar origjinën e këtij vaji, që mendohet të ketë hyrë kontrabandë në Shqipëri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›