E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita kur Bleona nuk u kthye ne shtepi

22 maji do te fillonte si nje dite e rendomte ne komunen Zapod te Kukesit. Secili ne kete fshat ndodhej i shperndare ne punet e sakta te bujqesise e blegtorise rurale. Terren i thyer pothuajse i pamundur. Disa vajza ndodheshin me lopet ne mal. Disa gra ne fushe po punonin ate paradite me diell.

Rreth mesdites ne mal me lopet e familjes ndodheshin 5 vajza. Alketa 23 vjec Gentjana 22 Qamilja 14 Rudina 22 dhe Diana 20 vjecare. Bleona po luante me nje bashkemoshatar ne fushen jo shume larg shtepise. Gjyshja sapo i kishte dhene 50 lek per embelsira. Mamaja e Bleones ishte ne are dhe po merrej me punet e tokes ndersa babai i saj ndodhej ne Maqedoni.

Dhe pikerisht ne kete moment nis zanafilla e nje historie ankthi dhe misteri fillin e se ciles ende nuk po arrijne ta zgjidhin dot as ekspertet e prokurorise policia dhe te gjithe ata qe po mundohen te gjejne cfare ndodhi realisht me 22 maj. Njera nga vajzat Qamilja e cila ndodhej ne mal me bagetine zbret ne fshat krejt papritur per te marre dicka dhe ne ndryshim nga cdo here tjeter ka marre per here te pare me vete ne mal edhe Bleonen. Arsyet pse ajo e beri kete nuk dihen. Ajo vajze e vogel kurre me pare nuk ishte ngjitur ne mal. Asaj sigurisht i premtuan dicka.

Une nuk jam kthyer per te marre Bleonen. Gentjana me tha te merrja grepin. Bleona po rrinte ne fushe me vellain e vet dhe kur me pa erdhi pas meje ne mal. Une i thashe te kthehej por ajo nuk me degjoi. Per mos ta lene rruges e mora me vete. Ne mal takova Alketen dhe Rudinen dhe u nisa para per te Gentjana qe ti jepja grepin dhe telefonin. Pas meje erdhi Alketa me Bleonen. Me vone Alketa iku per te kthyer lopen dhe i tha Bleones te rrinte aty. Edhe une ika tregon Qamilja.

Ketu ndodh edhe misteri. Brenda 10 minutave nga arritja e saj ne mal Bleona nuk gjendet me. Jane vetem keto 10 minuta qe bejne dallimin. Sipas policise personi i fundit qe ishte me Bleonen eshte pikerisht Qamilja e cila e la ate per te shkuar ne drejtim te Alketes halles se Bleones. Nderkohe vajzat e tjera ishin shperndare me pare. Ato kthehen e Bleona nuk eshte. Gjyshi i Bleones nje nga njerezit me te interesuar per gjetjen e saj thote

Vajza nuk eshte ne mal nuk duhet te kerkohet ne mal. Vajza per 10 minuta qe ka qene ne mal eshte rrembyer shprehet i bindur gjyshi i Bleones Zenel Mata.

Pas lajmerimeve te para fillon kerkimi dhe krehja e malit. Zenel Mata udheheq gjithe banoret e fshatit ne kerkim te nje trupi te njome ne nje faqe mali te cilen e njohin fare mire. Ata jane rritur aty e megjithate asnje shenje. Kane kaluar 6 muaj e kerkimi vazhdon ende.

Kerkimet kane qene intensive te gjithe banoret e komunes kane dale per ta kerkuar. Po ashtu edhe policia vazhdon gjyshi.

Ne kerkime jane perfshire edhe autoritetet. Ato kane dy pista hetimesh. E para eshte ajo e humbjes aksidentale me pasoje zhdukjen ne ndonje gryke a humnere. Por mbi te gjitha policia dyshon tek nje fushe jo larg kufirit me Kosoven qe eshte zone e minuar e cila sipas organeve kompetente nuk eshte pare. Mirepo Zenel Mata mendon ndryshe.

Kane shkuar deri afer kufirit dhe atje sjane futur. Ajo zone ka qene e minuar deri para tre vjetesh tani nuk ka me mina ne ate zone sepse e gjithe bagetia atje kalon njerezit kalojne gjithashtu. Edhe vete kam kaluar me qindra here tregon Zenel Mata.

Ndersa pista tjeter eshte ajo e rrembimit te paparamenduar e kryer nga dikush qe e ka gjetur pasi ajo ka humbur vete fillimisht. Pra zyrtarisht pista e krimit te paramenduar eshte hedhur poshte. Dhe pervec hedhjes poshte te pistave me sa duket policia ka hedhur poshte edhe kembenguljen per gjetjen e Bleones pasi hetimet jane nderprere.

Ka dy muaj qe nuk ka hetime po e kerkojme vete ne familjaret thote gjyshi i Bleones se zhdukur.

Nga te gjithe te intervistuarit tane pervec Zenel Mates askush nuk guxon te shprehet rreth fatit te Bleones as policia e Kukesit as prokuroria e krimeve te renda e as familjaret e tjere qe ishin me te ne mal.

Per ne pista kryesore eshte e pese vajzave nese puna behet mire vajza fajtore del brenda javes thote gjyshi.

Por nderkohe qe perpiqemi te rindertojme ngjarjen takojme personin qe zyrtarisht e pa i fundit. Ajo eshte Qamile Mata. E ka pranuar ne polici qe ishte ajo qe e mori me vete ne mal. Gjate pyetjeve te meparshme ishte shume e qete. Por kur kamera e Pasdite ne Top Channel ishte duke realizuar intervisten me te per te mesuar dicka rreth menyres sesi ajo e pa Bleonen per here te fundit krejt papritur ndodh dicka. Qamilja ndryshon versionin e saj Ngeli vetem Gentjana me Bleonen ajo eshte e fundit qe e ka pare ate edhe pse nuk e pranon. Tani nuk flas me me Gentjanen jemi zene ne polici. Ajo e ka pranuar neper televizione qe ka qene e fundit qe e ka pare dhe me pas nuk e pranoi me.

Qamile Mata ka ndryshuar version. Gentjana komshia e tyre e kahershme eshte tani personi i fundit qe e ka pare vajzen e vogel 6 vjecare sipas saj ne nje rrethane levizjesh shume te paqarte dhe misterioze. Te paqarte dhe misterioze po aq sa fati i Bleones se vogel.



Foto

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›