Rasti Bleona

Eshte veshtire te gjesh nder kronika lajmesh apo filmimet tona ndonje plan ku nuk lexohet dhimbja ne fytyren e familjareve e sidomos ne portretin e Zenel Mates gjyshit te saj.
Bleona eshte nje vajze me karakter shume sensibel. Sa vija nga shkolla me dilte perpara me perqafonte me kerkonte ndonje lek. Pastaj vinim ne shtepi me recitonte vjersha ose kendonte. Kishte shume qejf te shihte televizor tregon gjyshi i saj.
Por ka nje arsye tjeter pse ky shtator ka qene jashtezakonisht i dhimbshem per gjyshin e Bleones se vogel. Ai eshte pergjegjesi i shkolles se fshatit. Shkolle ku Bleona do te ulej sivjet per here te pare me shoket dhe shoqet e te njejtes moshe por qe me sa duket jo me te njejtin fat.
Ajo do fillonte ne Zapod klasen e pare. E kisha pergatitur me te gjithe bazen materiale. Mezi priste te fillonte. E kam regjistruar ne shkolle pasi kishte humbur vajza sepse nuk i dihet mund te kthehethellip I ruaj akoma te gjitha librat e saj vazhdon Zeneli.
Nje vajze e vogel e embel dhe e dashur qe mungesa e brejtjes se ndergjegjes se dikujt ben qe edhe sot pas 24 jave kerkimesh deshperuese ajo te mos jete ende e gjendur. Shume pista kane qarkulluar neper media te ndryshme rreth personave qe kishin dijeni apo kishin gisht ne humbjen e saj. Alketa Mata halla e Bleones eshte nje nga personat e fundit qe e ka pare por ajo e ka pare edhe te rritet.
Me kerkonte ti tregoja perralla i pelqenin shume. Pastaj shikonte filma vizatimore ne televizor tregon Alketa.
Sipas prokurorise personi i fundit qe e ka pare Bleonen eshte kusherira e saj Qamile Mata. Por para se te jete nje person me dijeni mbi ngjarjen ajo eshte kusherira qe banon ngjitur dhe mes nervozizmit dhe ankthit per gjetjen e vogelushes ajo kujton dhe gjera te bukura.
Rasti i Bleona Mates eshte kthyer ne nje nga ceshtjet qe po mundon prej muajsh opinionin publik ne Shqiperi. Nje vajze e vogel qe nuk kishte pasur kohe te rritej vete e jo me te rriste konflikte sado banale ne nje fshat thellesisht te humbur e te varfer ku ne driten e diellit askush nuk ka asgje me askend e megithate qe nga 22 maji ka humbur pa lene gjurme. Bleona qe shihte me endje te papershkrueshme televizorin me shpresen per te pare ato vende te bukura e per tu rritur e bukur si idhujt e saj te telenovelave.
Foto