E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Komisionit Shteteror Ja si do ndertohet Kuvendi i ri

Tirane 2 nentor NOA - Komisioni Shteteror per ndertimin e Kompleksit te ri Parlamentar gjate takimit te tij te sotem mori vendimin per ngritjen e tij duke percaktuar edhe fazat konkrete te realizimit te ketij projekti.

Keshtu faza e pare eshte ajo e shpalljes se njoftimit per organizimin e ketij konkursi ne gazetat e specializuara nderkombetare duke vijuar me pas me percaktimin e studiove te njohura nderkombetare qe u dergohet kerkesa per shprehje interesi per te marre pjese ne konkursin nderkombetar per idene e Kompleksit te ri Parlamentar sipas listes bashkelidhur.

Me pas do te miratohet edhe rregullorja e organizimit te Konkursit Nderkombetar bashkelidhur ndersa njesise teknike te ndihmes dhe asistences per realizimin e Kompleksit te ri Parlamentar ti bashkengjiten perfaqesues nga Kryeministria Ministria e Puneve Publike dhe Transportit si dhe Ministria e Financave.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›