E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita letrare e Bilal Xhaferit del vepra e plote

Ministria e Kultures dhe Departamenti i Letersise i Fakultetit te Historise e Filologjise organizojne sot ora 10.00 ne sallen Tefta Tashko te MTKRS-se takimin Dita letrare e Bilal Xhaferit. Prezantohet vepra e plote e financuar nga Ministria me rastin e 75-vjetorit te lindjes se shkrimtarit.


Bilal Xhaferi u lind me 1935 ne fshatin Ninat te Konispolit. Me 1968 ne vitet e para te krijimtarise kur kishte botuar poezi proze te shkurter dhe romanin e tij te pare Krastakraus i hiqet e drejta e botimit.


Dy vjet me vone largohet per ne Boston ku aktivizohet ne gazeten Dielli dhe themelon revisten Krahu i Shqiponjes. Aty fillon e boton fragmente te romanit Trotuare te kunderta dhe Hena e kantjereve. Vdes me 1984.


Po sot ne oren 18.00 ne MTKRS prezantohet libri Personalitete elitare te artit shqiptar shkruar nga Baxhul Merkaj.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›