Arapi i cale

Otello premiere absolute ne Teatrin e Operes dhe Baletit me nje regji nuk perballon dot fuqine e nje vepre tragjike me muzike te Verdit. Kengetaret japin minimumin
Teatri i Operes dhe Baletit e mbylli me kater shfaqje premieren e drames lirike Otello 1887 te kompozitorit Xhuzepe Verdi me libret te Arrigo Boitos vene ne skene nga regjisori shqiptar Nikolin Gurakuqi.
Opera eshte bazuar ne vepren e Uiliam Shekspirit 1604 nje tragjedi ne thelb e xhelozise dhe dashurise po edhe e hakmarrjes per pushtet ne mes te te zgjedhurve te Republikes se Venedikut.
Akti i pare hapet ne ishullin e Qipros ku Otello komandanti i ri i garnizonit venecian pritet me entuziazem nga banoret e ishullit pas triumfit ndaj turqve.
Fillin e historise me tej e ka ne dore oficeri Jago qe e urren per vdekje komandantin Arapin e Venedikut pasi ai preferon Kasin dhe i jep detyrat me te rendesishme.
Personazhet e Desdemones Kasit Rodrigos bien ne kurthin e Jagos ne rol Ylber Gjini i cili nderton nje plan hakmarrjeje ndaj Otellos.
Jagoja i fryn ne vesh atij per nje tradhti te paqene te se shoqes te Desdemones me Kasin. Shamia qe ajo kishte harruar te mikesha e saj Emilia behet prove e tradhtise qe Jagoja shfrytezon per ti hedhur hi syve Otellos.
Venia ne jete e ketij plani nis qysh me prishjen e imazhit te Kasit ne syte e Otellos. Jagoja e shtyn Kasin te dehet. Ne kete gjendje Kasi fton ne duel Montanon dhe e plagos ate.
Skena e duelit te Kasit ne rol Rudin Sata ne premiere me Montanon Luan Sula ne shfaqjen e Gurakuqit ishte nje perleshje trup me trup ku tenori ne rolin e oficerit gjysme i zhveshur e i terbuar nga mllefi e plagos per vdekje kundershtarin. Binte ne sy niveli i ulet i interpretimit te Sates qe dukej se po e recitonte Shekspirin.
Ne keto tone tenori shqiptar e mbajti interpretimin gjate tri oreve. Loja ishte patetike. Po aq sa do te dukej me vone Otelloja i tenorit italian Leonardo Gramegna. Ky i helmuar nga tradhtia e Desdemones Marjana Leka ne premiere bie pa ndjenja e perpelitet me kembe e duar ne mes te skenes.
Nje tjeter linje ajo e intimitetit mes Otellos dhe Desdemones jepet e sforcuar ne interpretimin e Lekes dhe Gramegnas. Po ti kthehemi kesaj linje ne vepren e Shekspirit ajo pershkruhet nje ndjenje e forte qe e bashkon Otellon me Desdemonen qe kalon cdo pengese. Ajo joshet nga dashuria e ketij njeriu me shpirt te paster dhe te drejte.
Desdemona i del kunder vendimit te te atit per te prishur kete martese.
Nuk e shohim kete ndjenje te forte ne shfaqjen tone. Otelloja dhe Desdemona duken nje cifti pasiv qe ska cti beje nje fati paracaktuar. E vec kesaj duken nje cift jo i gjalle si i harruar nga koha.
Ajo e shtrire ne mes te skenes e ai kundruall saj perkedhelin hera-heres duart dhe ajo mbeshtet koken lehte ne gjoksin e tij sikur ka frike ta lendoje.
Ne perplasjet e fundit mes tyre qe mbyllen me aktin e vrasjes qe Otello kryen me pasoje vdekjen e te shoqes e pak me vone akti i vetevrasjes kengetaret nuk duken te vertete. Mimika e Lekes ashtu e trishtuar dhe e pervuajtur si ne skenat e tjera u sforcua pak me shume per te arritur te pershkruaje tmerrin duke humbur natyrshmerine.
Nga nje tjeter personazh kyc i tragjedise Jagoja pritej te vihej ne pah mbrapshtesia djallezia shpirti i lig. Baritoni Ylber Gjini u mjaftua vetem me figuren e nje njeriu emrin ka per te tille asgje nga aftesia qe Jagoja ka per te ushtruar kontrolluar dobesite e natyres njerezore dhe per ta cuar ne skaj energjine shkaterruese te tjetrit.
Kete gje publiku duhej te marrte me mend sepse interpretimi i Gjinit nuk e dha.
Keshtu u terhoq cale-cale deri ne fund Otello.
Peshen dramatike te ngjarjeve dukej se e kishte marre kori i drejtuar nga Dritan Lumshi dhe orkestra e TKOB-it nen drejtimin e Alessandro DAgostinit.
Skenografia e Alfredo Troisit operonte pjeserisht me projeksionin me efektet ne ngjyra dhe koreografi te dizajnit kompjuterit cka ta shperqendronte vemendjen nga ajo qe ndodhte ne skene. Dyshemeja ishte konceptuar si nje fushe shahu ne te kater anet e saj ishin vene blloqe kurse ne mes kolona. Ajo krijonte gjendjen e ankthit qe lind brenda nje hapesire te ngushte e te izoluar.
Kengetaret dukeshin te mberthyer brenda asaj skenografie e sikur iu duhej ta conin shfaqjen me mundim deri ne fund.
Kishte disa elemente ne shfaqjen e Gurakuqit qe perziheshin nderthureshin e ngaterroheshin qe te shtynin te mendoje se regjisori nuk e kishte ndare mendjen per konceptin qe i kishte dhene shfaqjes.
Aty ku u pane burrat e veshur me pelerina te zeza cizme deri ne gju e gra me fustane te gjate u fut edhe nje fragment koreografik i konceptuar nga Arjan Sukniqi.
Otello u shfaq ne TOB me 17 19 21 dhe 23 nentor.