Dita ndërkombëtare e Romëve – Anëtarë të këtij komuniteti promovojnë kulturën dhe traditat e tyre

Punimet artizanale janë traditë ne komunitetin rom. 77 vjeçari, Enver Mustafaj prej rreth 60 vjetësh krijon punime me thurjen e thuprave te shelgut. Ai tregon se e ka ruajtur traditën duke ja kaluar këtë zanat fëmijëve.
Mexhidie Ademi që prej moshës 12 vjeçare bën punime me grep, por ajo thotë se pavarësisht dëshirës nuk ka mundur ta trashëgoj këtë traditë.
8 prilli është dita ndërkombëtarë e romëve. Pjesëtarë të këtij komuniteti u bën pjesë e aktiviteteve të ndryshme të mbajtura në Tiranë, siç është ky panair i punimeve artizanale. Veç promovimit të kulturës e traditave të tyre, ata e shfrytëzojnë këtë ditë edhe për të kërkuar më shumë mbështetje nga institucionet.
Sipas censit të vitit 2011 në vendin tonë jetojnë mbi 8000 rom, por organizatat e shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e këtij komuniteti thonë se kjo shifër është disa herë më e lartë.
Gazetare: A. Agolli
/RTSH/