E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret nje grup gazetaresh gjermane

Një grup gazetarësh gjermanë të mediave të mirënjohura, shtypit të shkruar audioviziv dhe online, kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri; qëllimi i saj: njohja nga afër me vendin tonë, zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit që patën me kryeministrin Sali Berisha ata thanë se me interes të veçantë prisnin zhvillimin e një turi njohës e informues në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do t’i japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare.
Gazetërët shpqërohen nga kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Kryeministri Berisha u uroi që qëndrimi në Shqipëri do të ishte një përvojë e bukur dhe mbresëlënëse për ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›