E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera, Ruli: Rama, nëse ka fakte t’i çojë Prokurori

Ish-ministri i Ekonomisë në kohën kur është dhënë licenca koncesionare, tha se nëse kreu socialist, Edi Rama, ka prova, le t’i çojë ato në Prokurori.

“Rama po ndjek rrugë tjetër nga ai i hetimit të Prokurorisë. Prokuroria heton me fakte jo me editoriale siç po shkruan ai kohët e fundit. Korrupsioni nuk luftohet me mllefe po me hetime serioze. Rama i ka të gjitha mundësitë ti përdorë institucionet dhe faktet që ka”, tha Ruli.

Ai siguroi publikun se shumë shpejt do zbardhet ky mega-skandal i minierës së Bulqizës, siç thotë Rama, ndërsa shtoi se, kryesocialisti do dështojë sërish.

 “I kujtoj Ramës se kam hyrë në politikë kur kishte ende ideale dhe besoj se kam ende sot. I kujtoj Edi Ramës se nuk kam ardhur në politikë i dështuar në profesionin tim. E siguroj se vazhdoj të mbetem kockë e sertë për intrigat e tij. Bindem gjithmonë e më shumë se i ke hyrë një rruge pa shpresë, që ti e quan një kurs të ri, për të goditur të gjitha institucionet dhe politikanët. Si çdo herë tjetër je nisur drejt dështimit o politikan”, vijoi Ruli në përgjigjen e tij publike./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-21 11:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›