E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita/Kryeministri Sali Berisha sot në Shkup për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë

25-11-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, do të vizitojë sot Shkupin, me ftesë të Këshillit Organizativ të shqiptarëve në Maqedoni, për të marrë pjesë në kremtimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këto festime do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Në Shkup, Kryeministri do të vendosë një kurorë me lule tek monumenti i Hasan Prishtinës, në nderim të rolit e kontributit të madh të kësaj figure madhore të historisë kombëtare. Kryeministri Berisha, bashkë me Kryeministrin Thaçi, Kryetarin e BDI Ali Ahmeti dhe Kryetarin e PDSH Menduh Thaçi do të ndjekin ceremoninë festive që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Boris Trajkovski”. Në mbyllje të ceremonisë festive, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në darkën e shtruar për pjesëmarrësit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›