“Socialistët të bëhen burra, të kontribuojnë me votën e tyre për integrimin e vendit në BE”
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, sërish apel ndaj opozitës
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i bëri thirrje opozitës të votojë 3 ligjet e integrimit. Sipas saj komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi një rezolutë për Shqipërinë me rekomandimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, kurse në parlamentin shqiptar ndodh e kundërta. “Shqiptarët nuk votojnë për shqiptarët, theksoi ajo duke shtuar se, nuk do lodhej duke i bërë thirrje socialistëve që të kontribuojnë me votën e tyre për të çuar përpara integrimin vendit. Gjate kësaj periudhe ju jeni njohur me zhvillimet politike dhe absurdin me te madh politik, ku Komisioni i Jashtëm i Këshillit te Evropës rreth 3 dite më parë votoi pro çështjes se integrimit te Shqipërisë dhe asnjë prej tyre nuk ishte shqiptar, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë nuk e bën ketë gjë. Bëhuni burra e votoni 3 ligjet për integrim dhe pse kryetari nuk jua lejon”, tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit, i bëri deklaratat në Shkodër, ku mori pjesë në përurimin e objekteve artistike të realizuara me metalet e mbetura nga demontimi i municioneve të tepërta, përmes bashkëpunimit të artistëve amerikanë dhe shqiptarë.