E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita/Zef Bushati: Do t’u rikthejmë demokristianëve dinjitetin e nëpërkëmbur!

20-10-2011 / Gazeta 55

Kryesia e Partise Aleanca Demokristiane eshte e angazhuar maksimalisht per të rindërtuar vlerat e nëpërkëmbura te demokristianeve. Sa me shpejt qe te jete e mundur duhet te pastrojmë identitetin tonë të njollosur, duhet të rikthejme besimin dhe te riforcojmë unitetin në radhët e demokristianëve me besimin e patundur tek zoti dhe tek demokracia. Kryesia e ADK-se e perbere nga disa prej themeluesve te Demokracise Kristiane ne Shqiperi  ka nisur aksionin e rendesishem politik duke marre parasysh veshtiresite, por duke qene te vendosur per bere te gjitha përpjekjet për të bashkuar  demokristianët në një subjekt të vetëm e për të rindërtuar së bashku edhe një herë idealet tona të Demokracisë Kristiane. Shumë prej demokristianëve qe kanë një histori 19 vjeçare në këtë parti jane te angazhuar ne kete aksion te bashkimit duke punuar e ndjekur me durim zhvillimet. Vazhdimisht eshte theksuar se ka forca të errëta të cilat janë të interesuara që Demokristianet në Shqipëri të mbeten gjithmonë te përçarë, në fraksione apo në partiza, dhe që asnjëherë të mos shndërrohen në një parti serioze  me elektoratin e tyre të qëndrueshëm. Sot me shume se kurre Demokristianet po e kapercejne krizen brenda tyre duke braktisur cdo individ qe synon ta drejtoje majtas anijen demokristiane, qe kerkon ta shdërroje doktrinen tone anti komuniste, te një partie që përfaqësonte të bardhën e spektrit politik, ne nje parti aleate me komunistet. Kjo "nisme" e ketyre individeve qe kane çuar emrin e nje subjekti demokristian ne koalicion me socialistet nuk jane te vetedijshem se kjo eshte rruga e eliminimit nga skena politike të partisë më antikomuniste, me vlerat më të mëdha të civilizimit e të qytetërimit europian. Demokristianet nuk do të kenë asnjë lëvizje nga pozicioni politik i Qendrës së Djathtë në asnjë rrethanë, dhe se subjekti ynë politik do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë fuqimisht e të japë kontributin maksimal në koalicionin e mazhorancës së partive të qendrës së djathtë që qeverisin vendin. Puna jone e përbashkët per bashkimin e te gjithe demokristianeve na mbush me besim se perseri Demokracia Kristiane do te  renditet ne pese-gjashte partite kryesore te spektrit te politikes shqiptare. Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokristianet do te jene perseri në sallen e parlamentit dhe pjese përbërëse e kabinetit qeveritar se bashku me aleatet e natyrshem te demokristianëve antikomunistë. Te zëvendesojme ne radhet tona provincializmin me intelektualizmin. Te heqim dore nga egoizmi, nga individualizmi, duke transferuar vëmendjen tek forcimi i alernatives demokristiane ne Shqiperi. Personalizimi i politikes nepermjet rolit te kryetarit ka zbehur dhe demtuar partine. Ne jemi te vendosur per ti udhehequr demokristianet  me pjekuri politike dhe vendosmeri. Shqiperia ka nevoje per bardhesine dhe ndershmerine tone. Perballe nesh korrupsioni tkurret e dridhet. Ejani me ne, qe se bashku t’i kthejme dinjitetin vendit tone. Ne demokristianet duam qyteterimin, civilizimin, emancipimin, zhvillimin. Ne punojme per integrimin e Shqiperise ne familjen europiane. Ne kudo shperndajme mesazhin e paqes e te dashurise”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›