E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës thirrje bizneseve: Të shlyhen detyrimet tatimore për të shmangur penalitetet

20-10-2011 / Gazeta 55

Drejtoria e Tatim-Taksave: Brenda 2011-ës, mundësia e fundit për të përfituar nga ligji i faljes

Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës, njofton të gjithë subjektet dhe individët tatimpagues, debitorë ndaj Bashkisë Tiranë, që të shlyejnë borxhin e tyre.
Muajt e mbetur të vitit 2011 janë mundësia e fundit që i jepet biznesit në bazë të ligjit të faljes nr. 10418 dt. 21.04.2011 “Per Legalizimin e Kapitalit dhe Faljen e një pjese të Borxhit Tatimor dhe Doganor” për të mbyllur të gjitha detyrimet e tyre, në të kundërt, në vitin 2012 të gjitha detyrimet e prapambetura do të jenë 100 % të pagueshme dhe nuk do të ketë më asnjë falje.
Drejtoria e Taksave e Bashkisë së Tiranës kërkon mirëkuptimin e të gjithë subjekteve apo individëve tatimpagues, që t’i përgjigjen menjëherë këtij njoftimi.
Drejtoria e Tatim Taksave e Bashkisë së Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin, nëse nuk do të respektohet ky afat. Masa e parë që do të merret është publikimi në media i emrave dhe detyrimeve të çdo subjekti apo individi, më tej do të veprohet deri në mbledhjen e borxheve me forcë, siç e parashikon ligji nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” nenet 88, 101, 104.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›