Mosmarreveshja - Shqiperia Europiane dhe moskuptimi
Mbi librin me te fundit te shkrimtarit Ismail Kadare
Nga Entela Kasi
Presidente e Qendres PEN te Shqiperise
Ne vjeshten e dyte te ketij viti Ismail Kadare ka arritur si mjeshter i shkrimit te gjuhes shqipe mjeshteri ne te cilen eshte perthyer gjithe vetedija dhe mbrujtja historike tu jape shqiptareve dhe krejt planetit nga lartesia e pakrahasueshme prej patriarku jo thjesht ate cka vete shkrimtari ka emertuar sprove letrare Mosmarreveshja por testamentin e identitetit madje vete mbrujtjen e identitetit kombetar dhe kulturor te shqiptareve ne vragimin e tij shumeshekullor. Kjo vetedije e thelle historike e kombetare i ka dhene ketij libri kumbimin e zerit profetik te nje patriarku qe mbron fisin e vet gensin e demosin ne thellesite e tij me te dukshme dhe me te fshehta thellesi te cilat jane tronditese. Ajo nyje qe e ve qenien ne raport dramatik me lirine eshte prodhimi i popujve shtati trupor por edhe shpirtertor i te cileve dyshohet se mund te perballoje rrebeshe boterore - shkruan Kadare. Ai ka vendosur te shkruaje te vertetat qe trondisin te cilat ne gojen e patriarkut percjellin kumte dhe kuptimesi. Ai e ka kete vetedije dhe kekron ndihmen e patriarkeve te tjere te gjuhes shqipe. Ai u drejtohet rilindasve Asdrenit Naimit Fishtes Konices Nolit. Brenga e dikurshme e tyre mbetet brenga e perhershme e tij. Nje brenge e thelle qe trondit prej nje shekulli. Nese ne i shkojme burimit aty prej nga ku lumi nis qofte edhe prej nje pike te vetme ai shkon dhe ndalon tek Skenderbeu.. Pikerisht ketu qendron toni madhor i vepres. Projeksioni ne te cilin shkruhet libri eshte sa i lashte po aq edhe modern e keshtu Mosmarreveshja shnderrohet ne testament qe kumton mesazhe dhe kumbon nga ndjesite profetike nen mjeshterine e gjenialitetit Kadare.
Universalizmi dhe Identiteti
Mosmarreveshja ne aspektin historik te kushteve gjeopolitike te shqiptareve shenjon shqiptaret ne ndeshjen me vetveten cka ka sjelle mosmarrjen ne duart e tyre te fateve te kombit ne momente vendimtare historike. Filozofi Fukayama shkruan se problemet e identitetit jane nje fenomen qe shoqerojne vete procesin e modernizimit te shoqerise. Ne kete proces Ismail Kadare te cilin bota e vlereson jo vetem si nje prej shkrimtareve me te medhenj por gjithashtu edhe nje prej intelektualeve me te shquar te saj ne keto vitet e fundit ka sjelle para nesh nje seri esesh per te cilat shqiptaret dhe vete shoqeria shqiptare duhet te ndjehen me fat. Ky liber universal mbi identitetin eshte ne vazhden e eseve si Mbi identitetin Europian te Shqiptareve Tri kenge zie per Kosoven apo Hamleti ky princ i veshtire. Ai nga lartesia e mendimtarit ka dashur te zbuloje rrenjet Europiane te Shqiperise dhe perkatesine Europiane te saj. Ai i referohet Falmurit Hymnit Gjuhes Skenderbeut Nene Terezes races. Ismail Kadare ka risjelle idene e madhe qe identiteti riformulohet ne cdo kohe pasi brezat ne perballjen me synimet e tyre duan te njihen me rruget nga kane ardhur dhe me shtigjet neper te cilat duhet te ravgojne ne te neserme.
Era post ideologjike e izolimit dhe lirise
Ne kohen e sotme ne eren post komuniste dhe post shteterore te gjithe popujt madje edhe superfuqite mbas renies te eres ideologjike te konfrontimit te dy boteve asaj te lire dhe asaj komuniste u jane kthyer problemeve per te riformuluar rolin e tyre te brendshem dhe ate te jashtem. Sot aktualisht shtetet po percaktojne rolet e tyre ne bote ngaqe era ideologjike eshte kapercyer. Per disa popuj kryesisht popujt e medhenj ekzistenca nuk kushtezohet prej lirise shkruan Kadare Zhdukja e nje kombi per shkak te mungeses se lirise eshte e pamundur Kina jo vetem me si shtet por si kombi i nje qyteterimi te lashte gjate shekullit XX i ka nderruar disa here pozicionet e veta sipas kahut te fuqise me qellim qe te percaktonte rolin e saj ne raport me boten dhe superfuqite e kohes. Pas renies se eres ideologjike ajo i eshte kthyer konfucianizmit identitetit te saj racor te gjakut dhe gjuhes e ne kete menyre synon rolin e saj hegjemon ne zonen e saj te perkatesise si udheheqese e vendeve te Azise Juglindore me kete identitet kulturor. Ruset e post eres ideologjike jane kthyer tek ortodoksizmi rus e amerikanet jane kthyer tek Kredoja amerikane. Ne sot shohim se shumekulturat e globit nuk mund te mberrijne ne globalizem pa te vecanten e kultures te cdo kombi pa identitetin kombetar dhe kulturor. Shekulli XXI eshte shekull i riformulimit te identiteteve kombetare. Vitet e kane lene pas eren ideologjike dhe me se shumti ndarjet e botes sipas pikepamjeve komuniste te Internacionales III. Cduhet te bejne shqiptaret ne kete rast Te luftojne kunder identitetit kur identiteti kombetar dhe kulturor eshte ne vetvete pasuri per njerezimin apo te shnderrohen ne ndalues te zhvillimeve te medha e si gjithmone te vonuar ne kete moskuptim per shkak mosmarreveshjesh mes vetes ta shnderrojne ne fatalitet fatin historik te kombit dhe te ceshtjes shqiptare ne Ballkan
MOHSAT ndash Moskuptimi mohimi historia dhe deformimi i historise
Konfigurimet ideologjike te eres ideologjike u kane lene vendin konfigurimeve te qyteterimeve. Idete ideologjike u perthyen ne identitete kulturore. Mendesia ideologjike e shekullit XX u zevendesua nga gjetja e rrenjeve kulturore ne shekullin XXI. Ndersa Mohsat albanologet e rinj ne tranzicion po perpiqen te risjellin ne shoqeri argumente ideologjike me thelb komunist perafersisht sipas Internacionales III te shekullit XX duke u veshur atyre nje kostum modern. Nje kostum i perdorur dhe i hedhur per zhvillimet e nje shoqerie te shekullit XXI e cila eshte shoqeri post komuniste post shteterore. Ismail Kadareja ne gjithe sprovat e tij e sjell mendimin shqiptar ne vecanti diskursin mbi identitetin nga shekulli XX ne shekullin XXI shekull kur shtetet mund te humbin dicka nga sovraniteti i tyre por sado kontradiktore qe te duket kjo keto shtete asnjehere nuk i zbehin identitetet e tyre kombetare e kulturore. Sot Gjermanet Francezet Italianet Anglezet Kroatet etj ndjehen me teper Gjermane Franceze Italiane Angleze Kroate se dje.
Pikerisht kete nuk e kane kuptuar albanologet e rinj apo mohsat. Keta te fundit mohsat pra mendimtaret e anes sone te cilet po sundojne duke u shfaqur si me te ndritur te modernizuar apo te ditur jane duke luftuar e duke sulmuar gjuhen shqipe dhe lashtesine e saj Skenderbeun dhe historine e tij vete identitetin ne emer te cmitizimit kinse si mbeturina te mendimit komunist te Internacionales III. Ne te vertete ata po lajkatojne komunizmin duke artikuluar ate se na paskesh qene Enver Hoxha ai qe e beri gjuhen dhe identitetin sic. Por a nuk eshte fakt qe te paret njerez qe u shkuan ne plumb prej komunisteve ishin pikerisht nacionalistet kombetaret A nuk eshte fakt qe ne postdikature ne shoqerine postkomuniste prape u deformua historia duke fabrikuar disidente te rreme e duke rehabilituar persekutore.
Per tmerret qe ti ke pare atje ne arkiv ti smund te heshtesh
Shuarja e kombeve seshte as e rralle dhe as e pamundur shkruan Kadare por ti e di cmund te ndodhe me nje komb qe ka keqkuptim me vetveten ti shuhen befas shenjat qokat pikat e orientimit ashtu sic shuhen faret ne nje terr te madh. Intermexo me dy vrasje ne sfond hedh drite ne te verteten e dy prej librave te post diktatures Disidentet e rreme te S. Bejkos dhe Nega Totumte V. Barutit dy libra qe te tronditin. Keto dy libra zbulojne dhe denoncojne te verteten e hidhur te deformimit te historise nen terrorin komunist zevendesimin e saj me nje surrogat por edhe thelbin kriminal te vete mohuesve dhe te deformuesve. Ne post komunizem brezat duhet te studionin Mekamin si lende letrare ndersa ne komunizem brezit tim e te tjereve para meje iu ndalua Fishta dhe Konica A nuk eshte fakt qe era komuniste dhe doktrina e saj kishin ne thelb te saj internacionalizmin qe diktatura shqiptare stalinizmi shqiptar Enverizmi kishin ne themel partine dhe jo kombin jo shqiptarine Kjo Parti e frikshme dhe e fshehte qe ne fillimet e saj ekzekutoi R. Gjebrene qe donte te pajtonte shqiptarine me ideologjine me doktrinen komuniste. A nuk ishte kriminal me duart me gjak themeluesi i policise sekrete autori i Mekamit qe na u servir ne 20 vite si disident A nuk na kane servirur nje mashtrim mua dhe brezit tim per nje kohe te gjate Pse e verteta e madhe por e frikshme e ndryre ne arkiva duhej mbajtur e fshehte me cdo kusht
Ismail Kadare ka elegancen te qendroje ne nje nivel te lartesuar gati prej orakulli per te thene te verteta te medha. Ne kete liber ai nuk polemizon nuk akuzon ai parashtron dhe sheston rruget nga duhet te kalojme.
Ismail Kadare i ben strehe identitetit dhe ne gjuhen shqipe vjen fjala strehsat e per strehsat te thoshe se nena e Skenderbeut ishte serbe e sidomos ta thoshe kete ne maj te vitit 1999 ishte vertetimi me i sakte se punoje per serbet.
Dua te ndalem e te shoh kumtin dhe veprimin qe percjell fjala tjeter ne kete liber mohsat. Ata kane marre persiper rolin e vjeter te rimohuesit ne kohet e reja. Ne kete liber keta jane njeheresh dhe mohuesit e rimohuesit ne vazhde historike nje fatkeqesi dhe nje fataliteti i perseritur ne truallin shqiptar. Riperteritja e mohsave ne historine tone kombetare riperteritja e atyre qe kane rrembyer mikrofonat e mediave qe kane prere pyje per te nxire me karbon identitetin nxin sot ekranet e lodhura te shoqerise shqiptare. Mohsat sot duhet te perballen me rilindasit me Naimin me Asdrenin me Nolin e Fishten me Konicen e se fundmi me Kadarene
Pa rene ne nivelin e mohsave te atyre qe me se shumti po shtohen si bari i keq te hidheron vazhda e rimohuesve. Kadare shkon tek mendimi se bari i keq qe nuk po i ndahet ketij vendi eshte shnderruar gati ne nje fatalitet. Ismail Kadare me brenge te thelle duke zbuluar rrenjet e fatalizmit nuk e ben kete si pjelle te disa koherave apo te nje perkohesie por te dickaje qe buron vetvetiu nga nje deformim ne ndergjegjen kombetare.
Duke i shkuar ne thelb kesaj plage Kadare na ben te hapim syte se Dicka nuk shkon me ne. Kjo e vertete qe vjen se bashku me brengen me te thelle te gjeniut eshte ne fakt paralajmerim prej orakulli urtia e kumti i te cilit eshte te paralajmeroje te parashikoje
Ky paralajmerim sikur na kthen tek vargjet e Filip Shirokes Do thone kam fe/Do thone kam din/Njani asht turk/Tjetri Latin
... Jeni te gjithe vllazen more te mjerehellip..
Raporti moral dhe subjektiv me identitetin
Ceshtja Shqiptare Shqiperia jone londineze dhe Shqiperia atlantike Kosova sic i quan Ismail Kadare tek Mosmarreveshja kane sot ne duar nje liber testament te identitetit kombetar dhe kulturor. Identiteti nuk fitohet ai te dhurohet qe prej lindjes nga familja e nga mjedisi kulturor ku ke lindur. Nese objektivisht je ne nje identitet te dhene por subjektivisht ti zgjedh nje identitet tjeter atehere njeanshmerisht ke prishur kontraten e perhershme te individit me kulturen e tij Renan. Sa me shume individe apo shtresa ne emer te dum baben apo kinse te modernitetit te se rese marrin rolin e mohuesit aq me shume tretet e rrallohet si demografi dhe si mendesi hambari i identitetit kombetar. Dhe kjo ndodh subjektivisht me dashje. Pikerisht kjo arratisje me dashje ky mohim me dashje a ne moskuptim i identitetit nder shqiptaret tingellon qe ne vargun profetik te himnit se kombe zhduken permbi dhegrave. Theksimi i ketij raporti moral e subjektiv ne marredheniet e individit me identitetin e vet rrenjes perben nje nga vlerat me te shenuara te kesaj eseje. Brenga dhe paralajmerimi qe ato mos ndodhin jane lenda e gjere dhe e plote krijuese e esese Mosmarreveshja. Vec lendes qe sjell ky liber te mpreh mendimin dhe shijen estetike dhe per stilin kompozicionin per tekniken e larte te te shkruarit per pajisjen me shenime te cilat ndonjehere jane ese ne miniature per problem a personalitete te historise dhe te se sotmes. Nje liber qe duhet ti kthehesh.
Marre nga portali zemrashqiptare.net