Ekzekutimi barbar, vritet dhe digjet taksisti 35-vjeçar
E kanë qëlluar me plumb në
kokë, e kanë futur në bagazh
dhe më pas i kanë djegur
trupin brenda makinës
së tij, duke rikthyer në vëmendje
ekzekutimin e taksistëve.
Krimi barbar ka ndodhur në Tiranë,
pranë Liqenit të Farkës, në vendin
ku disa muaj më parë u mbytën 16
persona, duke shkaktuar një
tragjedi të rëndë. Kufoma i përket
një taksisti të palicencuar, i cili është
identifikuar me emrin Ramazan
Hyka dhe banonte në Fikas të
Mulletit. I cilësuar si një krim i
paralajmëruar, pasi familja e tij
kishte denoncuar për zhdukjen,
policia ka ngritur dy pista hetimore,
atë të hakmarrjes dhe të grabitjes.
Megjithatë, në vëmendje
është rikthyer edhe puna e policisë,
e cila kishte marrë denoncim
për zhdukjen e tij të dyshimtë,
kishte mësuar destinacionin e tij
të fundit, para se të humbte kontaktet
dhe nuk kishte kontrolluar
në atë zonë.
Ngjarja e rëndë, e njoftuar dje
pasdite, ka bërë që menjëherë për
në vendin e ngjarjes të nisen
shumë uniforma blu, të drejtuara
edhe nga krerët e sapoemëruar të
Policisë së Tiranës. Dje në
mëngjes, disa fëmijë kanë qenë
duke luajtur, kur kanë parë pak
tym, që vinte nga Liqeni i Farkës,
zonë, e cila nuk ka banesa afër.
Megjithatë, askujt nuk i ka shkuar
në mendje të dyshojë, derisa në
orët e mesditës u kanë rrëfyer
prindërve se çfarë kishin parë. Në
këto kushte, banorët janë afruar
pranë liqenit dhe kanë vënë re një
makinë të djegur. Makina e mbuluar
me baltë dhe e djegur plotësisht,
mbante brenda saj edhe
kufomën e një personi të shkrumbuar.
Era kundërmonte në të
gjithë zonën, ndërkohë që banorët
kanë lajmëruar policinë. Me t‘u
njoftuar, në vendin e ngjarjes janë
nisur uniformat blu të Komisariatit
nr. 1, i cili ka nën mbikëqyrje këtë
zonë, por pa kaluar shumë kohë,
aty kanë shkuar edhe specialistët
e seksionit kundër vrasjeve dhe
krerët e policisë. Në një perimetër
të gjerë, policia ka rrethuar zonën
dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Sipas informacioneve, fillimisht
është zbuluar se makina e
djegur totalisht ishte e llojit "Mercedes
Benz", me targa të Tiranës,
TR 2321 J. Nëpërmjet targës, pasi
në trupin e viktimës nuk kishte
mbetur asnjë provë identifikuese,
policia ka mundur të identifikojë
viktimën, duke kontaktuar edhe
me familjarët e tij. Më pas, grupi
hetimor ka zbuluar se Ramazan
Hyka, 35 vjeç, me punë taksist dhe
posedues i makinës së djegur,
kishte dy net që nuk ishte kthyer
në banesë. Kështu është realizuar
së pari identifikimi i 35-vjeçarit, i
cili sipas ekspertizës, është qëlluar
me një plumb në kokë dhe më
pas i është vënë zjarri.
Sipas hetimeve të kryera në
vendin e ngjarjes, autorët e vrasjes
kanë tentuar të hedhin makinën
në liqen, që të mos gjendej kurrë,
por nuk ia kanë dalë mbanë. Nga
hetimet rezultoi se pas vrasjes së
taksistit, autorët e kanë futur
trupin në bagazh, e kanë lyer me
benzinë dhe i kanë vënë flakën.
Më pas, teksa kufoma digjej,
ekzekutorët kanë tentuar të shtyjnë
makinën për në liqen. Por,
balta nuk i ka lejuar ata që të kryejnë
një veprim të tillë, duke ngecur
pranë bregut. Në këto kushte,
autorët kanë spërkatur të gjithë
makinën, me qëllim që të mos zbulohej
asgjë prej saj. Më pas, ata
ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.
Veç dëshmive dhe xhinseve me
gjak, policia ka kërkuar edhe prova të
tjera. Policia ka marrë në pyetje edhe
të dyshuarin shqiptar, i cili nuk ka mundur
të vërtetojë se ku ka qenë gjatë kohës
nga ora 13:30-15:00. Ndërkaq, policia
tha se studenti italian është vrarë
rreth orës 14:00. Në këto kushte, policia
ka vendosur arrestimin e tij dhe po
pret ekspertizën e gjakut të gjetur në
pantallonat e shqiptarit.
janë larguar me një mjet tjetër, për
të cilin policia ka gjetur disa gjurmë
gomash. Gjithashtu, policia
tha se në vendin e ngjarjes ka zbuluar
edhe disa bishta cigaresh, që
mendohet se janë konsumuar nga
vrasësit. Po sipas grupit hetimor,
ekzekutimi është bërë nga më
shumë se një person.
Duke zgjeruar hetimet, policia
ka zbuluar se Ramazan Hyka
punonte prej kohësh si taksist
pranë Liceut Artistik. Për të zbuluar
një motiv të ngjarjes që
mund të çojë edhe në identifikimin
e autorëve, policia ka marrë
në pyetje edhe familjen e viktimës,
e cila banon në Fikas të
Mulletit. Gjatë marrjes në pyetje
të familjarëve është zbuluar një
rast i rëndë: policia mund ta kishte
parandaluar këtë krim, por nuk
e ka vlerësuar. Sipas dëshmisë së
gruas së viktimës, rreth orës 19:30
të së mërkurës, ajo ka telefonuar
në sallën operative dhe ka njoftuar
se burri i saj ishte zhdukur. Ajo
ka treguar se duke punuar taksist,
ka marrë dy persona për t‘i transportuar
për në Farkë. Në kohën
kur është nisur, ai i ka telefonuar
familjes dhe i ka thënë se nuk do
të vonohet. Por, duke parë që nuk
ka dalë më në telefon dhe që nuk
është kthyer, familja ka vendosur
të kërkojë ndihmën e policisë.
Policia ka marrë të dhënat e
makinës "Mercedes Benz", me
ngjyrë gri, me targë TR 2321 J, në
pronësi të Ramazan Ismail Hykës,
por nuk ka kontrolluar deri në
Farkë, ku ka qenë edhe destinacioni
i fundit i tij. Vetëm dje, kur
është gjetur kufoma, policia ka
analizuar këtë ngjarje dhe nuk
dihet se çfarë masash do të merren
për këtë rast. Ndërkohë, grupi
hetimor ka ngritur dy pista mbi
këtë ngjarje. E para është ajo e
hakmarrjes, duke marrë shkas
edhe nga prejardhja e viktimës
nga Dibra. Sipas policisë, bëhet
fjalë për një ngjarje të vjetër. Nga
ana tjetër, po hetohet intensivisht
edhe për pistën e grabitjes.
Autorët mund të kenë vrarë taksistin
me qëllim grabitjen e tij.
kokë, e kanë futur në bagazh
dhe më pas i kanë djegur
trupin brenda makinës
së tij, duke rikthyer në vëmendje
ekzekutimin e taksistëve.
Krimi barbar ka ndodhur në Tiranë,
pranë Liqenit të Farkës, në vendin
ku disa muaj më parë u mbytën 16
persona, duke shkaktuar një
tragjedi të rëndë. Kufoma i përket
një taksisti të palicencuar, i cili është
identifikuar me emrin Ramazan
Hyka dhe banonte në Fikas të
Mulletit. I cilësuar si një krim i
paralajmëruar, pasi familja e tij
kishte denoncuar për zhdukjen,
policia ka ngritur dy pista hetimore,
atë të hakmarrjes dhe të grabitjes.
Megjithatë, në vëmendje
është rikthyer edhe puna e policisë,
e cila kishte marrë denoncim
për zhdukjen e tij të dyshimtë,
kishte mësuar destinacionin e tij
të fundit, para se të humbte kontaktet
dhe nuk kishte kontrolluar
në atë zonë.
Ngjarja e rëndë, e njoftuar dje
pasdite, ka bërë që menjëherë për
në vendin e ngjarjes të nisen
shumë uniforma blu, të drejtuara
edhe nga krerët e sapoemëruar të
Policisë së Tiranës. Dje në
mëngjes, disa fëmijë kanë qenë
duke luajtur, kur kanë parë pak
tym, që vinte nga Liqeni i Farkës,
zonë, e cila nuk ka banesa afër.
Megjithatë, askujt nuk i ka shkuar
në mendje të dyshojë, derisa në
orët e mesditës u kanë rrëfyer
prindërve se çfarë kishin parë. Në
këto kushte, banorët janë afruar
pranë liqenit dhe kanë vënë re një
makinë të djegur. Makina e mbuluar
me baltë dhe e djegur plotësisht,
mbante brenda saj edhe
kufomën e një personi të shkrumbuar.
Era kundërmonte në të
gjithë zonën, ndërkohë që banorët
kanë lajmëruar policinë. Me t‘u
njoftuar, në vendin e ngjarjes janë
nisur uniformat blu të Komisariatit
nr. 1, i cili ka nën mbikëqyrje këtë
zonë, por pa kaluar shumë kohë,
aty kanë shkuar edhe specialistët
e seksionit kundër vrasjeve dhe
krerët e policisë. Në një perimetër
të gjerë, policia ka rrethuar zonën
dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Sipas informacioneve, fillimisht
është zbuluar se makina e
djegur totalisht ishte e llojit "Mercedes
Benz", me targa të Tiranës,
TR 2321 J. Nëpërmjet targës, pasi
në trupin e viktimës nuk kishte
mbetur asnjë provë identifikuese,
policia ka mundur të identifikojë
viktimën, duke kontaktuar edhe
me familjarët e tij. Më pas, grupi
hetimor ka zbuluar se Ramazan
Hyka, 35 vjeç, me punë taksist dhe
posedues i makinës së djegur,
kishte dy net që nuk ishte kthyer
në banesë. Kështu është realizuar
së pari identifikimi i 35-vjeçarit, i
cili sipas ekspertizës, është qëlluar
me një plumb në kokë dhe më
pas i është vënë zjarri.
Sipas hetimeve të kryera në
vendin e ngjarjes, autorët e vrasjes
kanë tentuar të hedhin makinën
në liqen, që të mos gjendej kurrë,
por nuk ia kanë dalë mbanë. Nga
hetimet rezultoi se pas vrasjes së
taksistit, autorët e kanë futur
trupin në bagazh, e kanë lyer me
benzinë dhe i kanë vënë flakën.
Më pas, teksa kufoma digjej,
ekzekutorët kanë tentuar të shtyjnë
makinën për në liqen. Por,
balta nuk i ka lejuar ata që të kryejnë
një veprim të tillë, duke ngecur
pranë bregut. Në këto kushte,
autorët kanë spërkatur të gjithë
makinën, me qëllim që të mos zbulohej
asgjë prej saj. Më pas, ata
ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.
Veç dëshmive dhe xhinseve me
gjak, policia ka kërkuar edhe prova të
tjera. Policia ka marrë në pyetje edhe
të dyshuarin shqiptar, i cili nuk ka mundur
të vërtetojë se ku ka qenë gjatë kohës
nga ora 13:30-15:00. Ndërkaq, policia
tha se studenti italian është vrarë
rreth orës 14:00. Në këto kushte, policia
ka vendosur arrestimin e tij dhe po
pret ekspertizën e gjakut të gjetur në
pantallonat e shqiptarit.
janë larguar me një mjet tjetër, për
të cilin policia ka gjetur disa gjurmë
gomash. Gjithashtu, policia
tha se në vendin e ngjarjes ka zbuluar
edhe disa bishta cigaresh, që
mendohet se janë konsumuar nga
vrasësit. Po sipas grupit hetimor,
ekzekutimi është bërë nga më
shumë se një person.
Duke zgjeruar hetimet, policia
ka zbuluar se Ramazan Hyka
punonte prej kohësh si taksist
pranë Liceut Artistik. Për të zbuluar
një motiv të ngjarjes që
mund të çojë edhe në identifikimin
e autorëve, policia ka marrë
në pyetje edhe familjen e viktimës,
e cila banon në Fikas të
Mulletit. Gjatë marrjes në pyetje
të familjarëve është zbuluar një
rast i rëndë: policia mund ta kishte
parandaluar këtë krim, por nuk
e ka vlerësuar. Sipas dëshmisë së
gruas së viktimës, rreth orës 19:30
të së mërkurës, ajo ka telefonuar
në sallën operative dhe ka njoftuar
se burri i saj ishte zhdukur. Ajo
ka treguar se duke punuar taksist,
ka marrë dy persona për t‘i transportuar
për në Farkë. Në kohën
kur është nisur, ai i ka telefonuar
familjes dhe i ka thënë se nuk do
të vonohet. Por, duke parë që nuk
ka dalë më në telefon dhe që nuk
është kthyer, familja ka vendosur
të kërkojë ndihmën e policisë.
Policia ka marrë të dhënat e
makinës "Mercedes Benz", me
ngjyrë gri, me targë TR 2321 J, në
pronësi të Ramazan Ismail Hykës,
por nuk ka kontrolluar deri në
Farkë, ku ka qenë edhe destinacioni
i fundit i tij. Vetëm dje, kur
është gjetur kufoma, policia ka
analizuar këtë ngjarje dhe nuk
dihet se çfarë masash do të merren
për këtë rast. Ndërkohë, grupi
hetimor ka ngritur dy pista mbi
këtë ngjarje. E para është ajo e
hakmarrjes, duke marrë shkas
edhe nga prejardhja e viktimës
nga Dibra. Sipas policisë, bëhet
fjalë për një ngjarje të vjetër. Nga
ana tjetër, po hetohet intensivisht
edhe për pistën e grabitjes.
Autorët mund të kenë vrarë taksistin
me qëllim grabitjen e tij.