Ditarët shkollorë edhe në maqedonisht
Deputeti i BDI-së, Safet Neziri pjesëmarrës në këtë Komision parlamentar ka theksuar se edhe përkundër refuzimit të amendamentit miratimin e këtij ligji nga ana e VMRO-DPMNE-së do ta ndalojnë në seancën plenare.
“Është e vërtetë se ata nuk e pranuan amendamentin tonë dhe shumë amendamente të tjera, por ne do të shohim se si do të rrjedhë puna në seancën plenare”, tha Neziri.
Ai ka siguruar se ky ligj duhet të miratohet me të ashtuquajturën shumicën e Badenterit, ku pa shumicën e votave shqiptare Ligji nuk guxon të miratohet. “Iu thash se duhet të keni kujdes se ky ligj mund t’ju dështojë. Një mësimdhënës, i cili me vite të tëra e ka plotësuar ditarin shkollor vetëm shqip, nuk do të pranoj që tani të mbajë evidencën edhe maqedonisht”, tha Neziri, i bindur se ligji nuk do të miratohet.
Sipas propozim-ligjit për ndryshime në arsim, thuhet se e gjithë evidenca nëpër ditarët shkollor përveç gjuhës shqipe duhet të mbahet edhe në gjuhën maqedonase. Kjo nënkupton se emrat e të gjithë nxënësve, mungesat dhe orët mësimore duhet të shënohen edhe maqedonisht.