E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës protestë për autonominë

Drejtorja e Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, Viola Haxhiademi, u shpreh gjatë kësaj proteste se “kërkojmë vëmendjen e opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar nëpërmjet trupit diplomatik të akredituar se po hasemi përditë me një fushatë akuzash dhe përbaltjeve ndaj mundit dhe punës sonë të përditshme”.

Ajo shtoi se “ sot protestojnë 2633 punonjës të kësaj bashkie duke filluar që nga punëtorët e thjeshtë të gjelbërimit dhe pastrimit deri tek specialistët dhe drejtorët të cilët përditë mundohen të ndërtojnë, mirëmbajnë dhe ndryshojnë kryeqytetin”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›