Topi: Të frymëzohemi për rritjen e begatisë së shpirtit
Pasi uroi krerët e këtij komuniteti dhe gjithë besimtarët shqiptarë, z. Topi theksoi se e ardhmja mund të ndërtohet vetëm me një komunikim civil të shëndoshë.
"Festa e Kurban Bajramit është një ditë ku njerëzit duhet të frymëzohen për rritjen e begatisë së shpirtit kundrejt varfërisë shpirtërore", deklaroi Presidenti Topi.
Presidenti i kërkoi gazetarëve të interesuar që në këtë ditë feste të mos flitej për problemet e përditshme politike, pasi duhet krijuar një balancë mes saj dhe sferave të tjera të jetës.