Muça uron: Kurban Bajrami, ngritja e njeriut tek dashuria
“Bajrami në Islam është qetësi dhe dinjitet, ku muslimanët falenderojnë dhe madhërojnë Zotin që është Një dhe i Gjithfuqishëm. Kjo është ngritja e njeriut deri tek dashuria më e lartë, dashuria që shkrin çdo dashuri tjeter, deri te vullneti i çeliktë, i cili eviton çdo gjë që rrezikon dorëzimin e plotë ndaj Zotit. Ai na jep çdo të mirë, e në shenjë mirënjohjeje falim namazin dhe presim kurbanin”, uroi Muça.
Ai shtoi se “me institucionin e kurbanit, tentohet të kontribuohet në formimin e personalitetit dhe bashkësisë së shëndoshë njerëzore. Kjo festë na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe”.
Kreu i KMSH-së theksoi se ditët e bajramit janë ditët e lumturisë së përbashkët me vëllezërit e tjerë, janë ditët e lulëzimit të ndjenjave të vëllazërisë, paqes e shëndetit, janë ditët e gëzimit të përbashkët me të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerëzit në botë.
“Sot në qendrën e gjithësisë, në Qabe, po luten miliona njerëz për paqen dhe lumurinë e njerëzve. A ka një barazi dhe vëllazëri më të madhe sesa kur mbreti me shërbëtorin qëndrojnë në të njëjtin rresht dhe me të njëjtën rrobë veshur?”, iu drejtua publikut kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar.
Në fund, Muça u shpreh se “i lutem Zotit që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve paqe, kënaqësi, gëzim dhe hare. Le të sjellë kjo festë më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”.