E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA paralajmëron: Përgatituni për një katastrofë!

Administratori i Agjencisë së Hapësirës amerikano-veriore, gjenerali Charles F. Bolden, u kërkon të gjithë të punësuarve të përgatisin familjet, si në lindje ashtu dhe në perëndim të Shteteve të Bashkuara, për çdo lloj katastrofe që mund të ndodhë.
Qoftë një katastrofë natyrore, qoftë një ngjarje si ajo e 11 shtatorit 2001.

"Flisni me familjet tuaja dhe vendosni se si do të veproni në raste të paparashikuara. Të keni gati një valixhe urgjence. Përcaktoni një plan në familje: si do të veprojmë në rast katastrofe, ku do takohemi të gjithë, do të komunikojmë me telefonin celular. Nëse keni në familje persona me nevoja të veçanta, bëni përgatitje të veçanta për të etj... Regjistrimi që zgjat 2 minuta e 30 sekonda mbyllet me thirrjen: Mbi gjithçka, të jeni të përgatitur!", thote zyrtari i NASA në regjistrimin video.

Mesazhi i postuar në faqen e institucionit shoqërohet me një tjetër regjistrim i cili përmban udhëzime të detajuara për sigurinë e familjeve dhe të kafshëve të shoqërimit për situata urgjente. Ndër këto: furnizohuni me ujë dhe ushqim për shtatë ditë, mbyllni ujin dhe gazin, informohuni se çfarë mjetesh mund të përdorni për t`u larguar nga zona e rrezikuar, nëse nuk keni makinë, mbyllni dyert e shtëpisë.

Motivimi zyrtar i NASA për postimin e këtyre mesazheve ishte pas një ushtrimi në nivel kombëtar i cili tregoi se agjencia nuk është e përgatitur për katastrofa natyrale
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›