E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditari im prej emigranti nw Shqipwrinw e vitit 2007

I plevitosur e i semure me bronshit, u nisa drejt vendit ku kisha lindur e isha rritur. Me vajzen dhe bagazhet ne dore u nisem drejt aeroportit te Brukselit. Gruaja do te vinte disa dite me vone me çunin. Ne bagazhet e dores , nuk te linin asgje qe ishte e lengeshme, rregull ky thuajse ne te gjitha aeroportet e Europes. Mbas 2 ore e gjysem udhetim, (ne fakt behet me shpejt, por linjen ia kishin caktuar te shkonte me zik-zake deri ne Beograd) mbrritem ne Tirane. Plaka me taksixhiun (nje komshi) po me prisnin ne Rinas. Mbas gjysem ore pritje per bagazhet , me ne fund ato dolen. Dola jashte terminalit te ri dhe drejt e ne taksi.
Ndonse semaforat fuksiononin, prap ne udhekryqet e Tiranes shihje police, biles atje ku kish trafik te renduar , shihje dhe dy polica. Shoferet as qe nuk i respektonin kalimtaret. Nganjehere te dukej vetja si ne Bombej. Lufta per ekzistence shihej ne fytyrat e shumices se shqiptarve. Ne lagjen time Allias e me tutje n'Babru, Oxhak, shkoll e bashkume etj. nderprerja e energjisw shkonte nga ora 1 e drekes deri 4 , pastaj u be deri ne 5, vinte korrenti dy ore dhe ne 7/19.00 hikte perseri deri ne oren 21.00/9 . Per lagjet e tjera mund te kishte orare te tjera nderkoh qe per qytete e fshatra te tjera , nderprerja shkonte me shume se 6-7 ore qe e kish Tirana. Ujti, nganjehere vinte(veç ne mengjez) dhe nganjehere s'vinte. Kish raste dhe tre dite pa ardhur, gje qe detyroheshim te mbushnim poshte tek nje kopesht afer pallatit tone.
Jeta e ketyre viteve (1997-2007) jo vetem i kishin lodhur shqiptaret, jo vetem zhgenjyer, jo vetem perçare (shum komshinj nuk flisnin me njeri-tjetrin), jo vetem nervoze, jo vetem si te goditur , por mbi te gjitha ju kish hequr shpresen se ai vend mund te behej, gje qe sillte tere çoroditjen qe vihej re. Shum çmime , si te kanoçeve, lengjeve, vererave, frutave etj. qendronin me larte se ne Belgjikw ku unw jetoj, sikunder kish dhe çmime me te lira se kendej, siç ishin perimet, zarzavatet, prodhimet e çastit, fast-fodet, etj. Shtepiat e reja ishin rritur. pyeta kot nje specialist ndertimi qe po punonte tek nje pallat pak me posht se Selvia, se; sa kushtonte metri katror i atij pallati gjigand qe sapo perfundonte. 1200 euro m2 , me tha. Pse kaq shtrenjte, kush i blen keto shpia, i thashe, me 1000 euro m2 une blej ne Belgjik shtepi…
Nje fenomen i çuditshem ishte se gjate rruges shihje plot meshkuj qe kruanin… bolet(!).Hedhja e letrave apo ambalazheve nga dritarja e makinws apo autobuzit, vazhdonte akoma. Njerez me te papergjegjshem se ne per ambientin e tyre te jetes , nuk kam parw.
Kartolina bleva rreth 200 cope, per t'ua treguar belgwve. Ne qender tek posta kushtonin 20 leke=16cent copa , ndersa neper dyqane 25 leke=20 cent. Nga Blloku dola disa here, por s'kish ndonje gje te veçante, veç shtrenjtesise. Tek organizata Mjaft (tek rruga e Elbasanit) dola nja dy here, por s'gjeta njeri. Aty nga java e fundit, pashe deren hapur e u futa brenda. Shoh nje djale qe po pinte nje birre shqiptare. E pyes per Kristi Pinderin apo Klavdevourin , pseudonimin qe perdorte ky tek www.peshkupauje.com/ , dhe ai me thote se kush jeni ju. Pjer Thomas , i them dhe nje buzeqeshje i pershkon fytyren. E kuptova qe ish ai, akoma pa e hapur gojen per te thene se ish vet ai. Bizeduam per planet e Mjaft-it , donacionet e tyre, vrullin e fillimit dhe renien paksa kohet e fundit, deshiren time per ti ndihmuar sadopak ata. Me qerasi me nje birre qe shitej lire ne ndertesen e tyre, aty tek 70 lekeshi=58 censhi, kuptohet per shqiptaret "lire", se une ketu nje birre te tille me kanaçe e blej 24 cent deri 45 cent.
Dy llafe per Rinasin ; çudia e fundit apo skandalizimi, apo deshperimi qe me kapi, ishte kur u futa atje. Tregova bileten tek polici i pare dhe ai i shkreti me porositi se nese ke pije ne bagazhin e dores hiqi qysh tani se brenda nuk lejohen. Okej i hoqa nja dy shishe pije ndersa dy shishe nje me Boze dhe nje me Pitbull i mbajta. Tek transportieri ku duhet te shkarkosh çdo gje, doganieri me porositi se nese ke ndonje pije hiqe se nuk lejohet. "I hoqa , tani kam vetem dy shishe plastike, nje me boze e nje me pitbull" - i thashe. Nuk u lejonin as ato. Shyqyr ai me lejoi t'ia ktheja familjes tek polici i pare. Epo rregulli eshte rregull, thashe me mendje dhe u futa brenda ku nuk kthehesh me mrapa. Dhe aty kish disa dyqane dhe lokal ku mund te pije. Morra nje kafe 150 leke=1.25 euro dhe mbasi e piva pashe dyqanet aty. Si qefli dhe ekspert pijesh qe jam, u futa tek nje dyqan pijesh aty dhe ç'te shoh, skandaloze , te gjitha pije te jashtme, gjysma e se ciles i kisha provuar ne perendim. Kerkoj per pije shqiptare , s'ka. Me kapi deshperimi. Dhe kjo ndodhte nen hunden e qeveritarve e shtetarve shqiptare qe udhetonin gjithmon me avion. Si duket prodhimi shqiptar nuk eshte pune e tyre, ata jane aty siper pikerisht per prodhimin e huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›