Dite janari ne Tirane
NgaValbona Sulce
Puc e puciste. Na nxoren mallin e xhaxhit me keto fjalet puc e puciste. Si grupi i Beqir Ballukut njehere e nje kohe. Me ndryshimin e vetem se atehere xhaxhi vete firmoste vete vuloste. Gjykata vetem ekzekutonte. Sot akuzen e ngre Prokuroria vendimin e jep gjykata. Tani per tani kjo historia e pucit eshte vetem nje version i ngjarjes nga ana e kryeministrit i cili duhet ta deponoje ne Prokurori. Nese nuk e ben kete gjithe alibia se mbrojti institucionet bie. Ne demokraci nuk mund te mbrosh
vetem institucionin tend duhet ti mbrosh te gjitha institucionet dhe Prokuroria eshte njera prej tyre.
Poshte analistet AS AS
Ka nje lloj histerie keto dite ne debatin publik qe zhvillohet online ndaj gjithe atyre qe bejne me faj te dy palet per 21 janarin edhe opoziten edhe qeverine. Argumenti qe perdoret me shpesh eshte se smund te jene te dy pergjegjes po o njeri o tjetri dhe kerkohet me nje lloj presioni - natyrisht duke akuzuar tjetrin per frikacak ose interesaxhi - qe te mbahet ane te deklarohesh o pro o kunder o me Salen o me Edin. Kjo lloj trysnie eshte shenje e qarte se skemi arritur ende te pluralizmi i mendimeve ne kete vend thjesht nga partia-shtet jemi kthyer ne dualizem. Refuzoj ti bindem ketij lloj presioni pasi te jesh kunder qeverise nuk te ben automatikisht me PS-ne. Njoh plot te djathte qe nuk e duan Berishen ne qeveri pas kesaj qe ndodhi. Thjesht sepse pranon se dhuna ndaj forcave te rendit ishte e pajustifikuar dhe totalisht gabim nuk te ben avokat te veprimeve te shefit te qeverise. Vetem per dicka i mbeshtes kritiket e analisteve AS AS atehere kur keta te fundit sugjerojne asgjesimin e 2 forcave kryesore pa nje alternative sepse kjo eshte e pashendetshme dhe e rrezikshme per demokracine.
Lajcak for President
Sdo ishte keq pasi pervec faktit qe eshte i huaj dhe ne te huajve u bindemi me kollaj i degjojme me shume tha nje gje qe Presidenti yne mori kurajen ta shqiptonte vetem pas takimit me te te ndalen tubimet. Natyrisht pas Lajcakut qendron BE-ja por nuk do shume mend e kalem qe kete qendrim Presidenti ta kishte mbajtur para se ta thoshte Lajcaku ose para se ta thoshte Arvizu. Duke deshmuar se eshte njeriu qe qendron mbi partite qe shpreh unitetin e popullit qe eshte garant i Kushtetutes e plot fraza te bukura si keto qe i perdor sa here vjen puna per te fshehur apatine e tij. Me vjen keq qe edhe kete here Presidenti i vendit tim e humbi shansin te per te treguar se eshte President. Dhe ka kaq shume keshilltare
Nje propozim decent
Propozojme qe ne sallen e Keshillit te Ministrave dhe ne Parlament te vendosen semafore per te rregulluar ligjerimin. Semafori do te permbaje tri shenja si ne rruge vetem radha do te ndryshoje. E para do jete shenja e kuqe STOP pastaj MENDOHU pastaj FOL. Per mbikeqyrjen e semaforit ngarkohet Garda e Republikes meqe dha prova qe di si ti ruaje institucionet. Edhe sikur kjo te mos funksionoje te pakten politikanet tane do te mesojne se pari kuptimin e foljes me u mendu dhe te fjales ndal.
P.S. Ka nje sugjerim qe te vendoset dhe butoni Degjo po per momentin nuk duam ta nderlikojme shume strukturen. Sugjerimi tjeter eshte qe semafori te vendoset edhe ne studiot televizive.