Te ndezesh nje zjarr
NgaEDUARD YPI
Nese nuk do te kishte lumenj liqene dete dhe oqeane nese nuk do te kishte shkretetira male me shkembinj dhe pa shkembinj qe nuk marrin dot flake kollaj dhe njekohesisht e gjithe bota do te ishte ne formen e nje are te stermadhe me kashte atehere me siguri zjarri qe me 21 janar ndezen protestuesit e PS me shkrepese cakmake dhe bomba Molotov do ta kishte bere shkrumb e hi te gjithe ate qe ne te pakten e quajme bota jone ose planeti Toke.
Por ja qe nuk ndodh keshtu dhe kjo bote e ky vend qe ndokujt mund ti duket mizerabel bashke me kete popull qe ka nje
ekzistence mijeravjecare ka pare burra me te mire dhe burra me te keqij ka pasur dite me te mira dhe dite me te keqija dhe nuk para i bejne pershtypje skena te peshtira kapardisjeje dhe hakerrimesh mercenaresh te paguar keq apo naivesh te genjyer nga fati apo edhe paaftesia per te mbijetuar ne nje mjedis te ashper konkurrence dhe stresi te nje tranzicioni postkomunist ne nje nga vendet historikisht me te varfra te Europes. Nuk mund te marresh pushtet dhe te qeverisesh kete popull me parulla bardh e zi te eterve komuniste as me kadete qe ata vete apo edhe baballaret e tyre kane jetuar gjithe jeten me deshiren e zjarrte dhe perverse te kishin shok ose shoqe nje nga femijet e Bllokut. Jo lufta per Bllokun nuk eshte lufta per demokraci dhe mireqenie nuk eshte lufta per Europen eshte nostalgjia per rreshtin hierarkik komunist eshte lufta per te glorifikuar te kaluaren e zeze tashme te tejkaluar te nje sundimi gjakatar absurd. Paturpesia per te bere te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze para syve te gjithe opinionit kombetar dhe nderkombetar me kujton historine e nje turisti anglez ne Indi. Turisti ne fjale perpara nje fakiri po shihte gjera nga me te pabesueshmet por kamera qe e kishte lene te ndezur dhe po regjistronte gjithcka me vone i tregoi qe cdo gje qe kishte pare ishin disa levizje pothuaj te pakuptimta te trupit dhe duarve te tij. po na thoni zoterinj qe hunjte ishin qirinj ritualesh dhe guret pambuk mos ndoshta ajo cfare po u ndodhte atyre bijve te nenave prinderve dhe baballareve atyre qe ishin nen nje rrebesh goditjesh te pashpirta ishte thjesht truk fakiresh atyre qe nuk perdoren as shkopinj as arme por vetem ju binden urdhrave per tu masakruar vullnetarisht ishte ndonje realizim skenari hollivudian qe zhvillohet pas ndonja 200-300 vjetesh ne nje shoqeri pacifiste qe e sundojne nje grup horrash dhe polici nuk di te perdore dhune Jo ore jo jane shqiptare si te gjithe ne jane mesdhetare me gjak te nxehte qe mire eshte te mos i provokosh qe inatin e mbajne gjate bile disa syresh e mbajne gjithe jeten dhe jua lene edhe femijeve amanet. Tre shqiptaret qe vdiqen i vrate ju z.Rama edhe pse mendoj se nuk je aq trim sa te shkelesh kembezen i vrave me papergjegjshmerine tende dhe verberine e idese per pushtet nuk them se nuk te ndihmoi Skenderi me ndonje tjeter qe peshtyjne sa here qe ju vjen rasti ne corben e sentimenteve te se kaluares duke iu dukur vetja se jane te zgjedhurit e Zotit per te sunduar perjetesisht kete popull qe praktikisht nuk eshte se i ka shume ne qejf. Edhe pse mendon se nuk je ne fillim per nje fraksion kohe edhe ne te tjeret na genjeu mendja qe nuk je ti je dhe perdite po behesh nje komunist i thekur dhe praktikant i asaj teorie qe me gjysme zeri e shan sikur ke frike se mos e degjoje njeri dhe qe ka deshtuar ne te gjithe boten. Ti nuk e kupton qe je bere vegel e nje psikologjie dhe vullneti per pushtet qe ska asgje te perbashket me pluralizmin dhe te drejten e fituesit per te qeverisur. Te genjyen te thane qe shteti eshte prej letre por se pate parasysh ate fjalen e urte e te thjeshte te popullit qe me zjarrin dhe qeverine mos luaj se qeveria te vret dhe zjarri te djeg. shte hera e pare ne historine e ketyre 20 vjeteve qe shteti reagoi si shtet si cdo shtet i botes qe kur vjen puna tek ekzistenca e tij e ndan veten nga turmat. Vertet humbem te gjithe dhe te gjithe duhet te vajtojme per jetet qe ishte plotesisht e mundur te kurseheshin por fituam besim tek shteti tek kontrata qe ka cdo qytetar me te per siguri dhe rend. Nuk me vjen mire te them se kane kaluar shume kohe dhe nuk do te deshironim te tundnim ne pafundesi flamurin e luftetarit antikomunist dhe jo te ish-te perndjekurit sic mund te kishe dashur ti te na quaje por per cfare lirie dhe drejtesie e ke fjalen ti per lirine qe do te na sjelle djali i ish-drejtorit te burgut dhe te ngjashmeve te tij qe ti e ke per krah Mos te te genjeje mendja qe djali i drejtorit te pergjithshem te burgjeve ne kohen e diktatures eshte rastesisht prane teje dhe praktikisht nuk ke asnje tjeter nga soji yne qe ia vlen qe ta kesh perkrah. Si e di ti qe ne pjesa tjeter hame bar dhe impresionohemi nga luku dhe stili yt perendimor Ska nevoje te them se as qe na bie ndermend dhe i vetmi asosacion qe na krijohet eshte figura injorante e anetareve te byrose dhe larove te djeshem qe ti ke zgjedhur ti rigruposh dhe ti udheheqesh tashme bijte dhe pasuesit e tyre rober te nje servilizmi dhe nostalgjie te perjetshme. Edhe sikur largqofte te vish ndonje dite ne pushtet te jesh i sigurt qe nuk do te largohemi ketu do te na kesh si makth te nje te djeshmeje qe i ke mbetur borxh. Pa njerez si ti ky vend ben pa njerez si ne jo. Flamurin dhe atdheun i kemi te shenjta brez pas brezi dhe do ti mbrojme edhe sikur te na duhet te sakrifikojme shume dhe te presim gjate. Kete qe po them nuk eshte se e them vetem une dhe nuk eshte se thuhet vetem per ty kjo eshte nje lufte e pambaruar e lene ne mes ndermjet dy boteve dhe dy perfaqesuesve te kraheve te ndryshem ti po perpiqesh te ndezesh nje zjarr te panevojshem por megjithate te pamundur per te realizuar deshirat dhe aspiratat tua. Kujdes nga zjarri qe po ndez kujdes se do digjesh vete. Sa per ne ne lindim prape nga hiri.