Gabimi i llahtarshem i Berishes
NgaSHPETIM NAZARKO
Ne ndryshim nga Berisha qe kerkon informatore ne publik per te hedhur drite akoma me shume te ngjarjet europianet dhe amerikanet iu drejtuan formes tradicionale te gjykimit te problemit duke e formuluar ate fare thjesht. Nje qeveri e ligjshme qe dhe sikur ti kete vjedhur votat prape se prape ka rreth gjysmen e tyre nuk mund te perzihet nga skena me asnje menyre. Kjo thjesht se dhe duke i dhene te drejte njeres prej paleve nuk fiton gje te nesermen e marrjes se vendimit. Situata mund te riperseritet prape nga e para me te njejtat argumente nga
pala tjeter. Ne kete sens dhe sikur midis europianeve e amerikaneve te kete divergjenca per qendrimin ndaj Rames Berishes apo fajit te tyre ne konflikt ka vetem nje vendim qe eshte fare i thjeshte dhe do ta merrte cdo kryeplak katundi ne veri apo jug.
Vendimi i ngjan basteve qe vene xhentelemenet angleze. Ai kerkon perjashtimin e paleve pozite-opozite nga gjykimi i konfliktit dhe vendosjen e asaj te trete ne tavolinen e deshmitarit. Ne traditen moderne amerikane qe nuk financon me qeverite si dikur por vetem hallka te sistemit sepse kushtojne me pak dhe jane me te kontrollueshme zgjidhja me kete menyre eshte brenda filozofise perfekte. Po cila eshte pala e trete Le te ndjekim Berishen ne gjykimin e tij per te kuptuar ata qe do te japin deshmite.
Dy ore pas demonstrates Nees 24 tregoi videon e demonstrates. As dhjete ore me vone Prokuroria e Pergjithshme kerkoi ndalimin e drejtuesve te Gardes se Republikes. Berisha e beri lidhjen e qarte qe eshte edhe logjike por e nje mentaliteti te vjeter. Sherbimi Informativ nuk dha informacion. Presidenti kerkoi zbardhjen e ngjarjes ne te vertete nuk ka se cfare te beje tjeter e do apo nuk e do Berishen. Skena u mbyll. Brenda logjikes se nje romani policesk nuk ka asnje menyre tjeter vecse te pohosh se je brenda nje grushti shteti. Berisha ka te drejte po vetem nga logjika e ketij lloj shkrimtari por jo te atij te nje shtetari.
Ti thuash Europes dhe Amerikes qe me kane bere grusht shteti dhe ata qe
e kane bere jane vec opozites prokurori i pergjithshem Sherbimi Informativ dhe heshturazi edhe Presidenti do te thote te shkosh ne perfundim vetevrases nese te tjeret do ta marrin ne konsiderate pohimin tend. Per ta thjeshtuar kete arsyetim nga njera ane qendron qeveria dhe nje pjese e deputeteve nga ana tjeter gjithe pjesa e Shtetit. Kush mund te beje puc ne nje rast te tille Me vrau Askushi- do te ishte pergjigja po te perifrazonim Polifemin e Odisese se Homerit. Akuza me e thjeshte qe do ti benin Berishes vellezerit ciklope te Europes eshte se po tenton te vere nen kontroll pjesen tjeter te shtetit nga ku ekzekutivi mund te shihet si derivat apo variabel i levizshem. Akuze qe ngjit fare mire te kjo pjese e Ballkanit dhe vecanerisht tek ne.
Ka shume te ngjare per shkak edhe te fatkeqesise sone jo vetem te periudhes se diktatures enveriste qe jo vetem Berisha dhe opozita por edhe mediat te mos e kuptojne se ekzekutivi megjithe rendesine qe i pohojme nuk eshte vecse intendenca apo magazinieri i shtetit dhe asgje tjeter. Ne demokraci nuk ka pushtet por qeverisje qe mund te nderrohet edhe njehere ne gjashte ore po ti lypset shtetit. Ky eshte nje nga kuptimet reale te frazes qe Berisha ia atribuon Reganit. Amerikanet ne krahasim me Europen jane te vone ne krijimin e shtetit dhe prandaj e bejne dallimin mes tij dhe qeverise duke e kerkuar ne forme te drejtperdrejte te kjo e fundit armikun e popullit dhe shtetit.
Berisha e kuptoi menjehere se ishte rrethuar dhe se arbitrin e vendosur nga nderkombetaret e kishte kunder. Ne te gjitha veprimet e tij me i sakti ishte kunderpesha e vendosur nga hetimi parlamentar. shte e vetmja arme mbrojtje e ligjshme por a eshte e mjaftueshme
Ambasadori amerikan pranoi ta gjykoje valixhen e provave cka do te thote se vazhdon ta pranoje rolin e arbitrit qe caktoi bashke me europianet. Sherbimi Informativ qe eshte prone sa e jona aq dhe e Natos nuk ka nevoje te perserise gjestin e prokurores se pergjithshme e cila e hodhi valixhen e provave si ne ate skenarin e filmave me kauboj ku sherbyesin e kercenojne te dy palet. Diferenca nga filmi ne kete rast eshte e thjeshte. Valixhja nuk mbeti ne mes rruges por ne duart e sherifit te plotfuqishem qe garantoi dhe mbrojtjen perkatese ne emer te paleve qe e caktuan ate si sherif.
Ne keto kushte grupi parlamentar nuk mund te marre dot asnje vendim dhe nese merr ai nuk ka vlere pasi do te godiste arbitrin e pranuar nga nderkombetaret. E gjitha shpjegon pse Berisha kerkon ta zgjeroje rrethin e arbitrimit nepermjet ndihmes qe i kerkon publikut mes informacioneve. Po a e shpeton ky veprim apo vetem e thellon gabimin e tij
Te therresesh ne ndihme publikun eshte gjeja me e rende per europianet. Kjo shoqeri e ka tejkaluar me kohe kete faze e cila mund te etiketohet edhe si gjysme komuniste. Ajo e kerkon arbitrin si perfaqesues te gjithepranuar. Berisha ka tentuar te heqe qafe apo te kercenoje ate te caktuar nga marreveshja e heshtur e tyre me amerikanet dhe kjo ka vendosur edhe fatin e tij. A ka rruge ta shpetoje nga gabimi i llahtarshem
Ka vetem nje menyre ne pikepamjen praktike. Te marre me vete apo te hedhe ne vorbullen e tensionit kryetarin e opozites. Nese ky i fundit i sheh me qetesi ngjarjet duke besuar te arbitri i vendosur nga nderkombetaret Berisha i ka punet me pisk se kurre ne jeten e tij te gjate politike. A do te ndodhe kjo
Ne qendrimin e Rames nuk shihet ndonje analize e qarte per ngjarjet. Nuk ka faj do te me thoshte nje perkrahes i tij. E kane genjyer disa here. U tallen me Gerdecin u tallen me rezoluten. Rrezikuan ta defaktorizojne opoziten etj.
Mund te kete te drejte ne arsyen intelektuale apo nisur nga arsyeja se perfaqeson opoziten por jo ne ate shteterore. Duket qarte se Rama eshte ne shtegun ku kendojne sirenat e Homerit e po i mbajti veshet pa dylle tani do te kete fatin e kundershtarit.
Po a mund ta genjejne dhe ate si radhet e tjera Perendimi nuk na ka genjyer asnjehere. Borgjezet pleq te Europes punojne me nje princip te thjeshte qe ketu e kane provuar disa here ne kurriz dhe nuk duan ta kuptojne. Ata e kane ndertuar sistemin me disa rrjeta dhe nese peshku nuk zihet te ajo e para aty te e treta apo e katerta ka ngecur me siguri. Metode qe kursen forcat dhe shpreh bezdine ndaj atyre qe rebelohen. Ata qe e kane harruar kete lloj rrjete le te kujtojne ngjarjet e pas majit te 96 ku Berisha mendoi se ia hodhi Europes dhe Amerikes. Apo po te duan le te kujtojne ato qe u ngjane socialisteve pas 2001 pasojat e te ciles po i vuajne dhe sot e kesaj dite. Borgjezet pleq te Europes punojne me sistem e jo me llogari ditore. Jane perfaqesues te ish-mbreterive e perandorive e jo te pashalleqeve ku njohin taktiken e mbijeteses por jo strategjine e mbreterimit. Kush nuk e kupton kete te vertete te thjeshte e ka lexuar historine si ngjarje po jo si shkence e perpikte apo e njejte ne vlere me shkencat e natyres.
Akoma me shume Perendimi e njeh vleren e tezes hegeliane se opsionet vjetrohen qe ndryshe do te thote se nese turmat vihen ne levizje diplomacia nuk ka me vlere. Prandaj gjykimi kesaj radhe do jete i qarte dhe i shkurter. Mund te nenqeshesh me kete perfundim duke thene se te gjitha kercenimet kane vajtur kot deri tani e se Berisha ka kaluar tallaze me te medha se keto e do tia dale edhe kesaj here. Vete mbaj mendimin qe e kam shprehur qe ne momentin kur ndertoi koalicionin e njohur. Me menyren si i interpretoi zgjedhjet dhe ankesat e kundershtarit e prishi pleqerine e tij duke shkuar te marre borxh me kamate kur nuk i duhesh per ndonje arsye te vecante.