E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mos veteshkaterrojme te ardhmen

/ /

NgaARBEN MALAJ

Ngjarjet e fundit ne vend pasojat tragjike te vrasjes se tre demonstruesve plagosja e punonjesve te rendit publik dhe   protestuesve po rrisin risqet dhe shqetesimin per te ardhmen tone. Ekspertet e huaj po i klasifikojne zhvillimet tona politike si veteshkaterrim. Mosndalja e urrejtjes mund te ushqeje per nje kohe te gjate krizat risqet dhe parashikimet per pasojat do te jene te trishtueshme. Rrezikohet vonesa e integrimit europian rrezikojme te humbasim lirine e levizjes se lire kemi demtuar rende kredibilitetin si vend anetar i NATO-s kemi bere hapa pas ne te ardhmen tone europiane. Besueshmeria e publikut ndaj klases politike ka mberritur ne pikat me te uleta. Shqetesimi i te gjitheve per te ardhmen e tyre ka arritur ne pikat me te larta. Ngjarjet e 21 janarit nuk duhet te konsiderohen si nje zhvillim spontan per shkak te mosmenaxhimit te protestes apo per shkak te disa huliganeve dhe aq me pak si faza e pare e nje grushti shteti. Deformimi i analizes se shkaqeve per  rritjen e agresivitetit politik e fsheh krizen reale vonon pergjegjshmerine dhe angazhimin per zgjidhjen e saj duke i bere me te renda dhe me te veshtira kostot. Kohet e fundit jo vetem ne Shqiperi eshte rritur shqetesimi i retorikes zjarrvenese te politikaneve ne jeten e perditshme te qytetareve te tyre. Personalitetet amerikane reaguan fort kunder klimes se urrejtjes qe mbizoteronte per rreth 2 vjet ambientin politik amerikan. 
Toksike-vrastare u konsideruan prej tyre debatet e ashpra partiake.   Shkrepe armen mos e terhiq ishte nje nga sloganet vrastare te Tea Parti ne kundershtimin e reformes shendetesore te Presidentit Obama.  U vrane 6 vete u vra nje gjykates federal u godit per vdekje nje anetare demokrate e Kongresit amerikan. Vetem pas ketij momenti duket se politikanet amerikane u rizgjuan dhe u ndergjegjesuan per pasojat vrastare te retorikes toksike ne nje klime politike ku po tentonte te mbizoteronte urrejtja. Por vetem pak dite me vone ndryshe nga tradita ku kongresmene dhe senatore qendronin ne salle ne pozicione dhe reagime emocionale strikte partiake mbeshtetes apo mohues ndaj fjalimit te presidentit drejtuar kombit ata ndien pergjegjesine per nje mesazh te ri politike. Fjalimin e presidentit Obama e degjuan se bashku dhe e mbeshteten se bashku me pergjegjshmerine per te derguar tek cdo amerikan mesazhin e paqes perballe urrejtjes mesazhin e shpreses perballe deshtimit mesazhin e te ardhmes plot shprese perballe te shkuares se mbingarkuar nga urrejtja politike. Fjalet nuk mjaftonin ndaj jo rastesisht dy senatoret simbol te partive te tyre politike dy ish-kandidate per president te Amerikes senatori demokrat John Kerry dhe senatori republikan John McCain u ulen ne krah te njeri-tjetrit. Jo thjesht u ulen por u bashkuan ne pergjegjshmerine per te ndalur rritjen e urrejtjes. fare po ndodh ne vendin tone pas 21 janarit U vrane 3 protestues u plagosen disa dhjetera pjesetare te forcave te rendit u plagosen dhjetera protestues. Besoj jane shume per te rikthyer pergjegjshmerine per te ardhmen e vendit tone. Nuk duhet te goditet mbi politikane qe vetem atehere te kuptojme se kemi kaluar cdo kufi te papergjegjshmerise ne nxitjen e urrejtjes. Boll kemi pasur zhvillime tragjike ne kete tranzicion te veshtire. Asnje sfide kombetare asnje sfide personale nuk mund te perballohet ne nje klime urrejtje. Asnje alibi nuk mund te justifikoje deshtimin e perseritur dhe per me teper vazhdimin e deshtimeve tragjike. Si ka mundesi qe pasi ndodhi kjo tragjedi njerezore me disa te vrare dhe qindra te plagosur te vazhdoje gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve kushtetuese dhe ndaj opozites se vendit Si ka mundesi te ndihen kaq shume te rrezikuara lirite themelore te  cdo shqiptari nen alibine e grushtit te shtetit dhe sakrificave te rikthimit te rendit publik Si ka mundesi qe edhe ne kete situate kaq te brishte politike dhe sociale te investohet kaq shume vullnet negativ dhe te keqperdoret kaq shume prezenca parlamentare dhe mediatike per te goditur opoziten e vendit per te goditur drejtuesit e institucioneve kushtetuese te vendit tend Sa shume urrejtje sa shume tensione politike e sociale do te duhet te perballohen deri sa te shtypen te gjitha fazat e grushtit te shtetit Sa gjate do te vazhdoje terrori psikologjik i grushtit te shtetit me disa faza 
Dhe sikur te mos mjaftonte kjo situate e renduar e urrejtjes i shtohet kesaj edhe qendrimi strikt i opozites per te mos degjuar dhe bashkepunuar edhe me diplomacine nderkombetare lidhur me domosdoshmerine e uljes se tensioneve politike Si ka mundesi qe nuk vleresohen dhe nuk respektohen keshillat dhe kerkesat e drejtperdrejta dhe te perseritura te SHBA-se dhe BE-se per te qetesuar sa me pare ambientin e tensionuar politik Ulja e tensioneve politike nuk do te thote ulje e kerkesave per standarde sa me te plota per demokracine nuk do te thote ndalje e luftes kunder korrupsionit dhe kapjes se shtetit nuk do te thote kapitullim perballe maxhorances. Bashkepunimi ne momente kritike rrit kredibilitetin e objektivave dhe angazhimit politik te opozites. Edhe une besoj se protesta neser do te jete paqesore por mesazhi i saj i ardhur nga nje qendrim kategorik mosbashkepunues edhe me partneret nderkombetare do te jete jo i plote dhe pse jo i cenuar. Kjo proteste mund te sherbeje neser si alibia e radhes e maxhorances per te bere edhe ajo mitingun e mbeshtetesve te saj. Gara e mitingjeve paqesore aq me pak pas tragjedise se ndodhur ne 21 janar veshtire se mund te qetesoje kete ambient te mbingarkuar me shpifje dhe urrejtje politike.
Nuk eshte deshtim te bashkepunosh nuk eshte turp te terhiqesh nuk eshte fitore te qendrosh strikt ne qendrime kategorike. Vendi pas ngjarjeve te 21 janarit ka nje risk akoma me te madh akoma me konkret te beje hapa pas te cenoje akoma me shume demokracine e tij hibride. Kjo do te ishte pasoja me madhe dhe me konkrete qe ngjarjet e 21 janarit mund ti sjellin te ardhmes sone. E ardhmja jone nuk do te vije nga fitoret reciproke mbi baze krizash te perseritura. E ardhmja jone nuk mund te arrihet dhe as te garantohet nese do tua besojme individeve dhe jo institucioneve. Fitoret qe vijne nga krizat vetem i mbajne gjalle dhe i riciklojne  krizat. Psikologjia e krizave i ushqen dhe i perserit ato. Pasojat e krizave ciklike rriten frikshem. shte e trishtueshme qe neser te jemi viktima te fenomenit politik qe jo vetem sipas analisteve te huaj qe jo vetem per shkak te ngjarjeve te diteve te fundit por edhe per shkak te tyre te jemi shqiptaret pergjegjes apo bashkepergjegjes qe mund te veteshkaterrojne Shqiperine.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›